Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Informacion rreth planit

Lutje të Rrezikshme Shembull

Dangerous Prayers

DITA 6 NGA 7

Dërgomë Mua



Si një pastor për disa dekada, unë kam parë nga afër kërkesat më intime për lutje të mijëra njerëzve. Çdo javë, qindra nevoja përmbytin kishën tonë, duke filluar nga kartat e lutjeve në shërbimet tona, deri te thirrjet telefonike gjatë javës ose kërkesat në internet përmes mediave sociale ose aplikacionit tonë të kishës. Kështu që nuk do të befasohesh të dish që fraza më e zakonshme që dëgjoj çdo javë, është ajo që unë jam i kënaqur ta plotësoj: “Pastor, të lutem lutu për. . .? "



Unë e konsideroj një privilegj, një nder dhe një përgjegjësi të gëzueshme për të ndaluar dhe ngritur një nevojë para fronit të Zotit, duke i kërkuar atij që të ketë mëshirë, për të lëvizur, për të udhëhequr, për të siguruar, për të vepruar, për të bërë një mrekulli për njerëzit që unë i njoh dhe i dua. Çdo javë dikush kërkon që Zoti të shërojë të dashurin e tyre nga kanceri, të ndihmojë një fqinj të gjejë një punë ose të restaurojë një martesë të dëmtuar. Studentët kërkojnë lutje për të hyrë në kolegjin e zgjedhur prej tyre, për të ndihmuar të paguajnë për atë kolegj, ose për t'u marrë me dhimbjen e divorcit të prindërve të tyre. Disa njerëz luten për një bashkëshort. Të tjerët kërkojnë ndihmë për të falur një person që i ka lënduar ata.



Edhe pse kërkesat ndryshojnë, njerëzit po i kërkojnë Zotit të bëjë diçka për ta ose dikë që ata e duan. Zot me ndihmo. Zot, ndihmo dikë që dua. Zot, më duhet .... At, të lutem a mundesh...?



Zot, bëj diçka përmua.



Të lutem më dëgjo ... ne duhet patjetër të lutemi në këtë mënyrë. Ne gjithmonë duhet të ftojmë praninë e Zotit, fuqinë e Zotit, paqen e Zotit për të ndërhyrë në jetën tonë. Ne duhet t'i kërkojmë Zotit të bëjë mrekulli në emrin tonë. Ne duhet t'i ngremë të dashurit tanë dhe t'i kujtojmë vetes sesi Zoti mund të lëvizë në jetën e tyre. Ne duhet ta kërkojmë Zotin për të gjitha nevojat tona.



Por nuk duhet të ndalemi aty.



Po sikur në vend që të kërkonim nga Zoti që të bënte diçka për ne, ne t'i luteshim Atit tonë qiellor një lutje të rrezikshme, vetëmohuese të disponueshmërisë?



Po sikur të bënim lutjen ndoshta më të rrezikshme nga të gjitha?



”Dërgomë mua, Zot. Më përdor.”



Isaia bëri një lutje të tillë me disponueshmëri të parezervë në praninë e Zotit. Profeti i Dhjatës së Vjetër ritregon takimin e tij me të Shenjtin kur Zoti pyeti: “Kë të dërgoj dhe kush do të shkojë për ne?" (Isa. 6: 8a) Dhe pa ditur hollësitë, pa ditur se kur dhe ku, Isaia bëri këtë lutje mahnitëse, jetë-ndryshuese: "Ja ku jam. Dërgomë mua!" (Isa. 6: 8b).



Vë re që Isaia nuk kërkoi ndonjë detaj. Ai nuk e pyeti Zotin se ku. Ose kur. Ose çfarë do të ndodhte. Kjo është arsyeja pse kjo lutje mund të ndihet kaq e rrezikshme. “Zot, dërgomë mua. Me perdor. Nuk po kërkoj detaje. Nuk kam nevojë të di përfitimet. Ose nëse do të jetë e lehtë. Ose nëse do ta shijoj. Për shkak se kush je ti - Zoti im, Mbreti im, Shpëtimtari im - Unë kam besim te ti. Meqenëse ti je sovran mbi universin, unë të dorëzoj vullnetin tim, çdo pjesë timen. Merre mendjen time, sytë, gojën, veshët, zemrën, duart dhe këmbët dhe më drejto drejt vullnetit tënd. Kam besim tek ti Zot, përgjigja ime është po. Tani cila është pyetja?"



Imagjino nëse do luteshe në këtë mënyrë. A je i mërzitur nga lutjet e sigurta? A je i lodhur duke jetuar për gjëra që nuk kanë rëndësi? A e përbuz Krishterimin që është me gjysëm zemër, të vakët? Atëherë bëj lutjen e rrezikshme.



Ja ku jam, Zot.



Dërgomë mua.

Dita 5Dita 7

Rreth këtij plani

Dangerous Prayers

A jeni i lodhur duke shmangur rrezikun me besimin tuaj? A jeni gati të përballeni me frikën tuaj, të ndërtoni besimin tuaj, dhe të çlironi potencialin tuaj? Ky Plan Biblik 7-ditor nga Life.Church dhe Pastor Craig Groesch...

More

Ne dëshirojmë të falënderojmë Pastor Craig Groeschel dhe Life.Church që siguruan këtë plan. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.craiggroeschel.com/

YouVersion përdor cookie për të personalizuar përvojën tuaj. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni përdorimin tonë të cookies siç përshkruhet në Politikën tonë të Privatësisë