Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Informacion rreth planit

Lutje të Rrezikshme Shembull

Dangerous Prayers

DITA 5 NGA 7

Më Thyej



Është mirë të lutesh për siguri dhe bekime, por çfarë ndodh nëse dëshiron më shumë? Po sikur të duash fuqi nga Fryma e Shenjtë, forcë nga qielli, besim të palëkundur, intimitet të sinqertë me Atin tënd?



Në vend që thjesht t’i kërkosh Zotit të të mbajë të sigurt, të të japë më shumë, dhe të mbrojë jetën tënde, mund të duhet t'i kërkosh Zotit që të të thyejë.



Kur mendoj të bëj këtë lutje, "Zot, më thyej", unë mendoj për përvojën që Amy dhe unë dikur kishim në grupin tonë të kishës. Në një mbrëmje me erë dhe të ftohtë një të Mërkurë Janari, ne u ulëm në një dhomë të ngrohtë dhe mikpritëse me shtatë ose tetë çifte të tjerë, duke folur pikërisht për këtë lutje të rrezikshme.



Ne ramë dakord, që të gjithëdëshironimt'a bënim këtë lutje - dhe ta kishim seriozisht - por nuk mund ta mohonim që kishim frikë nga pasojat. Gruaja e parë që foli e mori seriozisht mundësinë, por e pranoi luftën e saj. Një grua e dashur dhe nënë e katër fëmijëve, ajo e kishte ndjekur Jezusin me besnikëri që kur ishte në vit të dytë në shkollën e mesme. Ajo shërbente në ministrinë e fëmijëve në kishë, jepte të dhjetën me besnikëri, ndihmonte në edukimin e fëmijëve, merrte pjesë në një studim javor të Biblës, dhe shpesh vullnetarisht lutej me zë të lartë në grupe.



Por kur u ballafaqua me mundësinë për t'i kërkuar Zotit ta thyejë, ajo nuk pranoi. "Më vjen keq, por unë kam për të qenë e sinqertë," tha ajo. "Nuk dua t'i lutem Zotit të më thyejë. Kam frikë se çfarë do të ndodhë. Unë jam një nënë me katër fëmijë. I dua shumë. Të kërkoj nga Zoti që të më thyejë, është thjesht shumë e frikshme për mua që ta bëj ndonjëherë këtë lutje. Po sikur të sëmurem ose të kaloj në depresion ose të largohem nga familja ime?"



Shumica e njerëzve të tjerë në grupin tundën me kokë në marrëveshje.



Por pyetja ime atëherë mbetet e njëjtë për të gjithë ne sot: çfarë po humbasim duke iu përmbajtur rehatisë sonë?



Çfarë po humbasim sepse jemi përkushtuar kaq shumë në shmangien e dhimbjes dhe shqetësimeve?



Jezusi tha, "Sepse ai që do të dojë ta shpëtojë jetën e vet, do ta humbasë; por ai që do ta humbasë jetën e vet për hirin tim, do ta gjejë atë." (Mat. 16:25). Jezusi nuk po na fton në një jetë rehatie dhe lehtësie, por një jetë të dorëzimit dhe sakrificës. Dëshira jonë më e madhe nuk duhet të jetë që vullneti ynë të bëhet, por që vullneti i tij të bëhet. Dhe Jezusi po na fton të vdesim në jetën tonë, kështu që ne mund të jetojmë moment për moment, ditë për ditë - për të. Të largohemi nga dhomat tona të jetesës komode dhe lutjet e sigurta, në mënyrë që të dimë se çfarë do të thotë të jesh i thyer për hir të të tjerëve.



Duke bërë kujdes, rrezikojmë të humbasim diçka shumë më të çmuar sesa siguria dhe komoditeti. Ne nuk e kuptojmë se cilat bekime, mund të jenë në anën tjetër të thyerjes së Zotit.



Luka tha: “Pastaj [Jezusi] mori bukën, falënderoi, e theu dhe ua dha atyre duke thënë: “Ky është trupi im, që është dhënë për ju; bëni këtë në përkujtimin tim.”” (Luka 22:19). Pothuajse të gjithë studiuesit e Biblës, pranojnë që udhëzimi i Jezusit ”bëni këtë” i bën të mundur besimtarëve një mënyrë për të kujtuar, nderuar, dhe festuar vdekjen dhe ringjalljen e tij. Por disa besojnë se udhëzimi i Jezusit "bëni këtë", gjithashtu i referohet mënyrës se si duhet të jetojmë. Po sikur Jezusi të mos fliste vetëm për një ritual që ne e bëjmë herë pas here në kishë? Po sikur të na ftonte gjithashtu që të thyhemi dhe të derdhemi çdo ditë? Po sikur të kishim kurajon, guximin, besimin për t'u lutur, "Zot, më thyej"?



Ne nuk e kujtojmë Jezusin, vetëm gjatë Kungimit të Shenjtë në kishë. Ne e kujtojmë atë, në mënyrën se si jetojmë jetën tonë të përditshme. Për shkak se trupi i Jezusit u thye, sepse gjaku i tij u derdh për ne, edhe ne duhet të jetojmë çdo ditë për të, të thyer dhe të derdhur.



Kjo mund të mos duket tërheqëse në shikim të parë. Kush dëshiron të jetë i "thyer" dhe i "derdhur"? Kjo tingëllon e dhimbshme në rastin më të mirë, dhe e mjerueshme në rastin më të keq. Por është në dhënien e jetës sonë që ne gjejmë gëzimin e vërtetë. Në vend që të ndjekim vullnetin tonë, ne i dorëzohemi vullnetit të tij. Në vend që të përpiqemi të mbushim jetën tonë me gjithçka që duam, ne e zbrazim jetën tonë, për të bërë një ndryshim në jetën e të tjerëve.



Thyerja e vërtetë para Zotit nuk është një ngjarje që ndodh vetëm njëherë; është një vendim i përditshëm. Pali tha: “Përditë unë po vdes” (1 Kor. 15:31). Çfarë do të thotë kjo? Çdo ditë, ai zgjodhi të kryqëzonte dëshirat e tij në mënyrë që të mund të jetonte plotësisht për Perëndinë. Nëse ke guximin ta bësh këtë lutje, bëhu gati. Bëhu gati të njohësh Zotin dhe të njihesh nga Zoti, në një mënyrë që nuk e ke provuar më parë.



Mund të kesh kujdes. Por instikti im është që ti dëshiron më shumë se kaq. Unë zgjedh ndryshe. Unë jam i mbushur me besim, dhe rrezikoj gjithçka. Unë kurrë nuk do ta fyej Zotin me mendime të vogla ose me jetë të sigurt. Nëse ka bekime në anën tjetër të thyerjes, atëherë më thyej.

Dita 4Dita 6

Rreth këtij plani

Dangerous Prayers

A jeni i lodhur duke shmangur rrezikun me besimin tuaj? A jeni gati të përballeni me frikën tuaj, të ndërtoni besimin tuaj, dhe të çlironi potencialin tuaj? Ky Plan Biblik 7-ditor nga Life.Church dhe Pastor Craig Groesch...

More

Ne dëshirojmë të falënderojmë Pastor Craig Groeschel dhe Life.Church që siguruan këtë plan. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.craiggroeschel.com/

YouVersion përdor cookie për të personalizuar përvojën tuaj. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni përdorimin tonë të cookies siç përshkruhet në Politikën tonë të Privatësisë