Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Informacion rreth planit

Lutje të Rrezikshme Shembull

Dangerous Prayers

DITA 2 NGA 7


U Bëftë Vullneti Yt



Në vend të lutjeve të gjata, me zë të lartë, dhe të zbukuruara, lutjet që lëvizin Zotin janë të thjeshta, autentike, dhe të përzemërta. Por thjeshtësia nuk është e njëjtë si siguria. Dhe kjo është arsyeja që unë jam i detyruar ta shkruaj këtë. Gabimi më i madh që kam bërë në jetën time të lutjes, arsyeja pse lutjet e mia ishin kaq të dobëta, është sepse unë lutesha lutje të sigurta. Isha në një zonë rehatie me Zotin. Unë nuk isha në zjarr dhe nuk kisha ftohtë. Lutjet e mia ishin të vakta. Por lutjet e sigurta dhe të vakëta nuk na afrojnë më pranë Zotit, apo të na ndihmojnë të zbulojmë dashurinë e tij ndaj kësaj bote.



Lutjet natyrisht janë të rrezikshme. Kjo ide rreth lutjes, më lindi ndërsa lexoja për Jezusin kur ishte duke folur me Atin e tij në kopshtin e Gjetsemanit, vetëm pak kohë para se ai të jepte jetën e tij në kryq. Duke ditur se çfarë kishte përpara, Jezusi e pyeti Zotin nëse kishte ndonjë mënyrë tjetër. Atëherë Jezusi, jo thjesht një dishepull normal ose një person në Bibël, por J-E-Z-U-S-I, Biri i Perëndisë, bëri një lutje të prekshme dhe të rrezikshme: "Megjithatë, mos u bëftë vullneti im, por yti." (Luka 22:42).



Jezusi nuk na kërkon kurrë të bëjmë diçka që nuk do ta bënte vetë. Ai na thërret në një jetë besimi, jo ​​në një jetë rehatie. Në vend që të vijmë tek ai për një mënyrë jetese më të sigurt, më të lehtë dhe pa stres, Biri i Zotit na sfidon të rrezikojmë t'i duam të tjerët më shumë se veten. Në vend që të kënaqemi me dëshirat tona të përditshme, ai na bën thirrje t'i mohojmë ato për diçka të përjetshme. Në vend që të jetojmë sipas asaj që duam, ai na thotë të marrim kryqet tona çdo ditë dhe të ndjekim shembullin e tij.



Shqetësohem se për shumë njerëz, lutja është si të blesh një biletë llotarie, një mundësi për një jetë këtu në tokë pa probleme, pa stres, pa dhimbje. Për të tjerët, lutja është thjesht një rutinë sentimentale, si recitimi i teksteve të këngëve të preferuara ose një vjershë e dashur nga fëmijëria. Megjithatë të tjerët luten vetëm sepse ndihen edhe më fajtorë nëse nuk e bëjnë këtë.



Por asnjë nga këto lutje nuk pasqyrojnë jetën që Jezusi erdhi të na japë.



Në vend të kësaj, ai na thirri të lëmë gjithçka për ta ndjekur.



Jezusi nuk i sfidoi të tjerët të linin pas vullnetet e tyre. Edhe ai jetoi një besim të rrezikshëm. Ai preku lebrozët. Tregoi hir për prostitutat. Dhe qëndroi me guxim përballë rrezikut. Pastaj ai na tha se mund të bënim atë që bëri ai - dhe më shumë.



Dhe kjo është arsyeja, pse nuk mund të kënaqemi vetëm duke i kërkuar Zotit të bekojë ushqimin tonë ose "të jetë me ne sot".



Në Bibël na është thënë se mund të "afrohemi me guxim fronit të hirit" (Heb. 4:16a ALBB). Ne nuk duhet të afrohemi me ndrojtje ose të ndihemi në siklet- ne mund të dalim para tij me besim, siguri dhe guxim. Kur lutemi në këtë mënyrë, atëherë "do të marrim mëshirë e të gjejmë hir, për të pasur ndihmë në kohë nevoje" (Heb. 4: 16b ALBB).



Lutjet e tua kanë rëndësi.



Si lutesh ka rëndësi.



Për çfarë lutesh ka rëndësi.



Lutjet. E Tua. Lëvizin. Zotin

Dita 1Dita 3

Rreth këtij plani

Dangerous Prayers

A jeni i lodhur duke shmangur rrezikun me besimin tuaj? A jeni gati të përballeni me frikën tuaj, të ndërtoni besimin tuaj, dhe të çlironi potencialin tuaj? Ky Plan Biblik 7-ditor nga Life.Church dhe Pastor Craig Groesch...

More

Ne dëshirojmë të falënderojmë Pastor Craig Groeschel dhe Life.Church që siguruan këtë plan. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.craiggroeschel.com/

YouVersion përdor cookie për të personalizuar përvojën tuaj. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni përdorimin tonë të cookies siç përshkruhet në Politikën tonë të Privatësisë