Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Informacion rreth planit

Të Gjesh Rrugën e Kthimit tek PerëndiaShembull

Finding Your Way Back To God

DITA 5 NGA 5

Tani Kjo Është të Jetosh!



Perëndia ka një ëndërr për këtë botë dhe ti je ftuar që të jesh pjesë e saj. Është një ëndërr e mahnitshme, që Perëndia ka pasur për gjithë përjetësinë. Është një ëndërr për jetën tënde, komunitetin tënd dhe për gjithë botën.



Ëndrra e Perëndisë, është që ti të jetosh çdo sekondë të ekzistencës tënde, me besimin se Ai të do pa pushim dhe me pasion. Ëndrra e tij, është që ti me vullnetin tënd të lirë, do të rrezikosh të duash të tjerët, sepse ti e di se Perëndia ka rrezikuar gjithçka, për të të dashur ty.



Ja pse zgjimi i fundit, në udhëtimin e gjetjes së rrugës së kthimit te Perëndia është zgjimi i jetës. Kur vërtet zgjohemi, për jetën e re që Perëndia ofron në shtëpi me të, ne i shohim mundësitë për të ardhmen tonë krejt ndryshe. Ne thërrasim: “Tani kjoështë të jetosh!”, por e kuptojmë se “të jetosh” do të thotë diçka ndryshe tani. Do të thotë, të jetosh një jetë që është më e mirë, më e madhe dhe më kuptimplotë, se kurrë më parë.



Udhëtimi yt i ri, gjatë gjithë jetës me Jezusin, është një udhëtim që nuk do të duhet asnjëherë ta bësh vetëm. Ti nuk ke pse të jetosh më larg Atit tënd qiellor. Nëse e gjen vetën duke u zhytur në vetëkënaqësi, duke kërkuar zëvëndësues, duke menduar se i ke të gjitha përgjigjet që të duhen për veten . . . ti e di se çfarë të bësh.



Kthehu pas në jetën e vërtetë! Ti e njeh rrugën, dhe shtëpia është vendi ku ti përket gjithmonë.



Përgatitu për vitet në vazhdim, të përjetosh një lloj jetese ndryshe, nga çdo gjë që ke menduar se mund të ishte e mundur, në momentin kur bëre kthesën në rrugë atë ditë dhe i kërkove Atit ndihmë. Zgjimi i jetës sjell me vete, ndikim dhe mundësi të papritura. Si mund të jetë e mundur kjo? Kjo ndodh, sepse Krishti është i gjallë në ty dhe kjo gjë ndryshon çdo gjë. Tani mund të sjellësh shpresë, atje ku ka pasur dekurajim. Tani ti mund t'i tregosh të burgosurve, rrugën drejt lirisë. Tani ti mund të jesh dritë në errësirë.



Dhe kjo është të jetosh!



Gjej vendin tënd, në bashkësinë e bijve dhe bijave të tjerë mirënjohës të Atit. Krijo lidhje, mëso dhe puno bashkë me ta për të bërë një ndryshim të mirë në martesat, shtëpitë, shkollat, vendet e punës dhe në komunitetet.



Le të vazhdojmë të ndihmojmë të tjerët, të gjejnë rrugën e kthimit te Perëndia. Atje është duke pritur festimi i vërtetë.



Ndërsa sheh pas te ky devocional pesë ditor, në cilën fazë “zgjimi” e gjen më shumë veten? Në çfarë hapi tjetër beson se Perëndia po të thërret?

Shkrimet e Shenjta

Dita 4

Rreth këtij plani

Finding Your Way Back To God

A po kërkon më shumë nga jeta? Të kërkosh më shumë, është në të vërtetë një dëshirë e zjarrtë për t'u kthyer te Perëndia—kudo që është tani marrëdhënia jote me Perëndinë. Ne të gjithë përjetojmë arritje—ose zgjime—ndërsa...

More

Dëshirojmë të falenderojmë Grupin Botues të WaterBrook Multnomah që siguroi këtë plan. Për më shumë informacion, vizito: http://yourwayback.org/

YouVersion përdor cookie për të personalizuar përvojën tuaj. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni përdorimin tonë të cookies siç përshkruhet në Politikën tonë të Privatësisë