Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Informacion rreth planit

Të Gjesh Rrugën e Kthimit tek PerëndiaShembull

Finding Your Way Back To God

DITA 3 NGA 5

Nuk Mund ta Bëj Këtë Vetëm



Nuk ka rëndësi, se ku mund të jesh në udhëtimin tënd për të gjetur rrugën e kthimit te Perëndia, ne të gjithë kemi gjëra në jetën tonë pas të cilave mbahemi. Për disa, është një aktivitet ose zakon i fshehtë që askush tjetër nuk e di. Për disa të tjerë, është shumë e qartë ajo që ne ende përpiqemi të ndjekim.



Po për ty, cila është? Çfarë ke nevojë ta lësh pas? Perëndia rrallëherë vendos diçka të re në jetën tënde, derisa të heqësh dorë nga diçka e vjetër dhe e thyer.



Ja pse, hapi tjetër përveç zgjimit të keqardhjes, është zgjimi për ndihmë. Ky zgjim i tretë, na shpie në një hap gjigand më pranë Perëndisë, sepse ne kuptojmë se nuk mund ta bëjmë këtë vetëm. Çfarë ndodh më pas?



Ne bëjmë një telefonatë. Ne flasim me dikë. Ne bëhemi pjesë e një grupi mbështetës. Ne e gjejmë veten, duke qëndruar në rreshtin e fundit në kishë. Ne biem në gjunjë dhe thërrasim: "Perëndi, nëse je i vërtetë...!



Të largohesh nga zgjedhjet shkatërruese dhe të kërkosh ndihmë, është pjesë e pendimit. Të pendohesh, do të thotë të kthehesh në shtëpi, të kthehesh atje nga ke ardhur dhe ku e ke vendin. Të kthehesh në shtëpi do të thotë, të jesh i falur dhe të marrësh sigurinë e jetës pas kësaj jete, por edhe të gjesh një kuptim dhe drejtim të ri për jetën, që nuk mund ta gjesh në asnjë vend tjetër. Ka të bëjë me të pasurit një marrëdhënie me Perëndinë. Do të thotë të ridrejtosh jetën tënde. Kur pendohesh, Perëndia të ndryshon. Ti je ndryshe. Bibla thotë, se Fryma e Perëndisë vjen për të jetuar brenda teje dhe kjo rezulton në një transformim të njohur dhe të vazhdueshëm.



Ki në mendje, se pendim nuk do të thotë të ndihesh keq. Në të vërtetë Bibla thotë, se pendimi i vërtetë, të drejton në një “kohë ripërtëritëse” nga Perëndia. Pendimi ka të bëjë me fillimin nga e para dhe të pranosh që: "Kam nevojë për ndihmë." Kjo thirrje për pendim, për t'u larguar nga mëkati ynë dhe për t'u kthyer në shtëpi te Perëndia, është për të gjithë.



Kjo mund të jetë dita që ti të kthehesh në shtëpi. Ngrihu nga vendi ku je dhe kthehu në shtëpi, aty ku e ke vendin. Nuk ka rëndësi se çfarë vendimesh të këqija ke marrë në të kaluarën. Perëndia është duke thënë për ty, "Çfarëdo që të kesh bërë, apo në çfarëdo personi të jesh shndërruar, nuk ka rëndësi. Vetëm eja në shtëpi."



Për çfarë ke nevojë të pendohesh sot? Si mund të të drejtojë pendimi, drejt një “kohe ripërtëritëse” me Perëndinë

Shkrimet e Shenjta

Dita 2Dita 4

Rreth këtij plani

Finding Your Way Back To God

A po kërkon më shumë nga jeta? Të kërkosh më shumë, është në të vërtetë një dëshirë e zjarrtë për t'u kthyer te Perëndia—kudo që është tani marrëdhënia jote me Perëndinë. Ne të gjithë përjetojmë arritje—ose zgjime—ndërsa...

More

Dëshirojmë të falenderojmë Grupin Botues të WaterBrook Multnomah që siguroi këtë plan. Për më shumë informacion, vizito: http://yourwayback.org/

YouVersion përdor cookie për të personalizuar përvojën tuaj. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni përdorimin tonë të cookies siç përshkruhet në Politikën tonë të Privatësisë