Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Informacion rreth planit

Të Gjesh Rrugën e Kthimit tek PerëndiaShembull

Finding Your Way Back To God

DITA 4 NGA 5

Perëndia më Do Thellësisht Pavarësisht Gjithçkaje



Në vorbullën e jetës tënde të re me Atin, zgjimi i ardhshëm mund të duket më shumë si një hap prapa, sesa një hap përpara. Perëndia po të ofron diçka që ti dëshiron dhe ke nevojë—një mirëseardhje në shtëpi. Por diçka brenda teje, dëshiron që të bëjë rezistencë. Të jesh i mirëpritur në shtëpi nga Ati yt qiellor dhe të pranohesh në familje—pa asnjë pyetje—mund të duket krejt joreale, për dikë që është endur shumë larg dhe për një kohë të gjatë.



Ne e quajmë këtë fazë të udhëtimit tëndzgjimi yt i dashurisë. Në këtë pikë ne fillojmë duke thënë: “Unë nuk e meritoj këtë”. Pranimi i Perëndisë, është tepër i pabesueshëm dhe i mahnitshëm. Por ajo që Perëndia thotë dhe bën, është tërësisht e kundërta e asaj që ne mendojmë se meritojmë. Ky fakt na shpie drejt një ndërgjegjësimi të mahnitshëm: “Perëndia më do thellësisht pavarësisht gjithçkaje”



Ti mund të kuptosh, pse themi se një luftë frymërore e shoqëron kthimin tonë në shtëpi. Ne kemi krijuar në mendjen tonë, një sërë bindjesh për veten tonë dhe Perëndia ka të tjera. Ne e shohim të kaluarën tonë të mbushur me dështim dhe turp, ndërsa Ai shikon se kush jemi në të vërtetë, me dashuri dhe dhembshuri.



Ja pse ky zgjim, është një ndryshim i madh. Ne po kuptojmë, ndoshta për herë të parë, se asnjë prej nesh nuk meriton një mundësi të dytë, asnjë prej nesh nuk meriton të jetë i falur, dhe ne me siguri nuk meritojmë të marrim dashuri pa kushte. Por ne i kemi të gjitha këto! Ti i ke! Ti nuk i meriton ato, por Perëndia po t’i jep ato gjithsesi.



Nëse je si shumica prej nesh, ti di gjithçka se çfarë tingulli ka turpi. Turpi pëshpërit “Ti në të vërtetë nuk ke vlerë” dhe “Ty nuk mund të të dojë njeri”. Turpi thërret “Nuk ka më mundësi të tjera për ty!” Turpi sjell vetë-dënim dhe kur përballemi për herë të parë me hirin, ne e gjejmë veten duke përsëritur: “Unë nuk e meritoj këtë”.



Mos lejo që gabimet dhe dështimet e kaluara, të përcaktojnë se kush je. Ky është zëri i turpit. Ti nuk je ajo çfarë ke bërë apo nuk ke bërë. Ti nuk je ajo që të tjerët të kanë bërë. Ti je ai që Perëndia thotë se je. Fëmija i Tij.



A po ndjen një luftë frymërore që po ndodh brenda teje? Nëse po, si do ta përshkruaje atë?

Shkrimet e Shenjta

Dita 3Dita 5

Rreth këtij plani

Finding Your Way Back To God

A po kërkon më shumë nga jeta? Të kërkosh më shumë, është në të vërtetë një dëshirë e zjarrtë për t'u kthyer te Perëndia—kudo që është tani marrëdhënia jote me Perëndinë. Ne të gjithë përjetojmë arritje—ose zgjime—ndërsa...

More

Dëshirojmë të falenderojmë Grupin Botues të WaterBrook Multnomah që siguroi këtë plan. Për më shumë informacion, vizito: http://yourwayback.org/

YouVersion përdor cookie për të personalizuar përvojën tuaj. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni përdorimin tonë të cookies siç përshkruhet në Politikën tonë të Privatësisë