Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Informacion rreth planit

Të fillosh një marrëdhënie me JezusinShembull

Beginning A Relationship With Jesus

DITA 2 NGA 7

"Pyetje"



Ata njerëz që janë të aftë në artin e marrëdhënieve janë shpesh ata që bëjnë disa prej pyetjeve më të mira. Pikërisht këtu Perëndia është një profesionist.



Hidhini një vështrim disa prej pyetjeve më të thella të Perëndisë:



Ku je? (Zanafillla 3:8-9)



Perëndia, që në fillim të Biblës, e ka treguar këtë aspekt të karakterit të Tij përmes marrëdhënies së Tij me Adamin dhe Evën—një marrëdhënie e besuar, e sinqertë, e përditshme.



Në Zanafilla 3 lexojmë për Adamin dhe Evën që zgjedhin të largohen nga Perëndia dhe ta jetojnë jetën pa Atë. Kur prishet kjo marrëdhënie, Perëndia vjen duke kërkuar Adamin dhe Evën. Ai s'erdhi për t'i ndëshkuar apo turpëruar ata, por për të restauruar marrëdhënien.



Kur edhe ju ndjeni lëvizjen e Perëndisë në jetën tuaj, kjo do të thotë se Ai po të kërkon, që të mund ta njohësh Atë dhe të jetosh në një marrëdhënie me Të.



Ç'kërkoni? (Gjoni 1:35-39)



Në Gjoni 1 shohim Jezusin që u bën disa burrave kureshtarë një pyetje si pyetja e Perëndisë. Ai i pyeti ata: "Ç'kërkoni?" (Gjoni 1:38).



Këta burra e shmangën pyetjen dhe e ndryshuan temën, duke e pyetur Jezusin: “Ku banon? “. Ai, në vend që t’u jepte një adresë, iu përgjigj: “Ejani ... dhe shihni” (Gjoni 1:39). Në vend që t’ju japë një përgjigje, Ai u jep një ftesë.



Shpesh, shumë prej nesh janë duke i thënë zakonisht Perëndisë: “Unë dua diçka nga Ty”, ndërsa Perëndia është duke na thënë: “Unë dua të jem me ty”.



Kush thoni ju se jam unë? (Mateu 16:13-15)



Këtu fillon krishterimi. Përgjigjja që jep ndaj kësaj pyetje është filllimi tënd këtu, pasi këtu bëhet e qartë se çfarë mendon për Jezusin. Fatmirësisht, çfarë Jezusi thotë për Veten gjendet në Bibël, duke përfshirë Gjoni 10:36, Gjoni 11:25, Gjoni 10:11 dhe Gjoni 8:58.



Këto janë vetëm disa nga pohimet e Jezusit—se si do t’i përgjigjej Ai pyetjes për identitetin e Tij. Por Jezusi nuk ndalon këtu; Ai e bën edhe më personale.



A e beson ti këtë? (Gjoni 11:25-26)



Jezusi i bën gjërat gjithnjë personale. Ai u tha dishepujve të Tij: “Po ju, kush thoni se jam unë?” dhe Ai i tha Martës në Gjoni 11:25-26: “A e beson ti këtë?”



Jezusi na i bën këto pyetje edhe neve sot dhe përgjigjja ndaj këtyre pyetjeve është një pjesë e fillimit të një marrëdhënie me Perëndinë, e gjetjes së Perëndisë dhe e gjetjes së të vërtetës. Dhe gjetja e së vërtetës fillon me Jezus Krishtin.

Dita 1Dita 3

Rreth këtij plani

Beginning A Relationship With Jesus

A është veçse fillimi në një besim të ri në Jezus Krishtin? A doni të dini më shumë për krishterimin, por nuk jeni të sigurt se çfarë—apo si—të pyesni? Atëherë filloni këtu. Marrë nga libri "Filloni Këtu" nga David Dwigh...

More

Ne dëshirojmë të falënderojmë David Dwight, Nicole Unice dhe David C Cook që siguruan këtë plan. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: http://www.dccpromo.com/start_here/

YouVersion përdor cookie për të personalizuar përvojën tuaj. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni përdorimin tonë të cookies siç përshkruhet në Politikën tonë të Privatësisë