Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Informacion rreth planit

Të fillosh një marrëdhënie me JezusinShembull

Beginning A Relationship With Jesus

DITA 7 NGA 7

"Tani çfarë?"



Të qenit i krishterë ka të bëjë me "të qenit në" Jezusin. Shpjeguar më qartë, filloni një jetë që "qëndron" në Të dhe që "mbetet" në Të. Çfarë do të thotë kjo? Do të thotë që ju kërkoni të rriteni në marrëdhënien tuaj me Të, duke e patur zemrën, shpirtin, mendjen dhe forcën tuaj plotësisht të fokusuar në marrëdhënien me Të (Marku 12:30; Luka 10:27).



Këtu jepen pesë mënyra për të qëndruar "në marrëdhënie" me Jezu Krishtin:



Në marrëdhënie me të krishterët e tjerë



Kisha është njerëzit që kanë hyrë në një marrëdhënie me Jezusin dhe për këtë arsye janë falur prej Jezusit dhe duan të jetojnë për Jezusin. Rritja në një marrëdhënie me Jezuin ndihmohet duke qenë në një kishë. Është këtu në kishën, me besimtarët e tjerë, ku mësojmë, rritemi, bëjmë pyetje, shërbejmë dhe kërkojmë e adhurojmë Perëndinë së bashku.



Në drejtimin e Perëndisë duke lexuar dhe duke mësuar Biblën



Ndërsa rriteni në marrëdhënien tuaj me Jezu Krishtin, do të filloni të mësoni më shumë për Biblën. Bibla është Fjala e Perëndisë dhe është një nga mënyrat më të rëndësishme që Ai e ka zbuluar Veten dhe dëshira dhe modeli i Tij për jetën për ne. Sa më shumë e njihni Biblën, aq më shumë do ta njihni vetë Perëndinë.



Në bisedë me Perëndinë përmes lutjes



Qëllimi i lutjes është i njëjtë me qëllimin e bisedave të tjera të qëllimshme: të rritemi më afër së bashku në një marrëdhënie kuptimplote. Kjo do të thotë se lutja mbulon një numër të gjerë temash. Lutja përfshin ndarjen e ideve, dëgjimin, pyetjen, kërkimin e ndihmës, shprehjen në mënyrë që ju të mund të kuptoni, të rrëfeni dhe të thoni se ju vjen keq, duke thënë faleminderit ose thjesht duke qenë së bashku.



Në veprimin përmes shërbimit



Të veprosh duke shërbyer, duke u kujdesur, duke iu afruar njerëzve, shpreh zemrën e dashurisë së Zotit ndaj njerëzve dhe është gjithashtu një mënyrë domethënëse që ju të rriteni në marrëdhënie me Jezusin. Pse? Sepse kjo është ajo që bëri Jezusi. Jezusi tha: "Sepse edhe Biri i njeriut nuk erdhi që t'i shërbejnë, por për të shërbyer" (Marku 10:45).



Në shprehjen e dashurisë për Perëndinë nëpërmjet adhurimit



Adhurimi është shprehja jonë e qëllimshme e vlerësimit, mirënjohjes dhe e mahnitjes për Perëndinë. Adhurimi mund të bëhet vetëm ose në një stadium me mijëra të tjerë. Mund të zhvillohet në një ndërtesë kishe ose në një livadh malor. Adhurimi është shprehja juaj autentike dhe e sinqertë ndaj Perëndisë.



Nëse ju ka pëlqyer ky plan dhe do të dëshironit një mundësi për të fituar të gjithë librin nga është shkëputur, klikoni këtu

Dita 6

Rreth këtij plani

Beginning A Relationship With Jesus

A është veçse fillimi në një besim të ri në Jezus Krishtin? A doni të dini më shumë për krishterimin, por nuk jeni të sigurt se çfarë—apo si—të pyesni? Atëherë filloni këtu. Marrë nga libri "Filloni Këtu" nga David Dwigh...

More

Ne dëshirojmë të falënderojmë David Dwight, Nicole Unice dhe David C Cook që siguruan këtë plan. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: http://www.dccpromo.com/start_here/

YouVersion përdor cookie për të personalizuar përvojën tuaj. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni përdorimin tonë të cookies siç përshkruhet në Politikën tonë të Privatësisë