Të nesërmen, Gjoni po qëndronte sërish atje bashkë me dy prej dishepujve të tij dhe kur pa Jezuin që po kalonte, tha: «Ja Qengji i Perëndisë!». Dy dishepujt, kur dëgjuan çfarë tha Gjoni, i shkuan pas Jezuit. Jezui u kthye e kur pa se po i shkonin pas, i pyeti: «Çfarë kërkoni?». Ata i thanë: «Rabbi, “që do të thotë mësues”, ku banon?». Jezui u tha: «Ejani e shihni!». Ata shkuan, panë ku banonte dhe atë ditë qëndruan me të. Ora ishte rreth katër e pasdites.
Lexo Gjoni 1
Dëgjoj Gjoni 1
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: Gjoni 1:35-39
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video