Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Devocionet për Kreshmën nga Bibla e Shenjtë: MozaikuShembull

Devotions for Lent from Holy Bible: Mosaic

DITA 6 NGA 46

Identifikimi i Pakënaqësisë

Sezoni i Kreshmës, na kalon përmes pikëllimit të ditëve të fundit të Jezusit përpara kryqëzimit të tij. Ndërsa lexojmë bisedën personale të Jezusit me dishepujt e tij në dhomën e sipërme, imagjinojmë gëzimin e miqësisë së bashku me trishtimin e tradhëtisë së afërt të një shoku. Ndërsa hyjmë në errësirën e arrestimit, gjyqit dhe rrahjes së Jezusit, qajmë me të Krishterët e parë, dhe në përpjekjet tona për të shpëtuar Jezusin nga vetja jonë, ne brengosemi nga tradhëtitë tona si ato të Pjetrit. Tradita e Kreshmës - një sakrificë dyzetditore - është një mënyrë për të mbajtur zi për vdekjen që mëkati ka shkaktuar në jetën tonë. Ndërsa e shohim Jezusin të përballojë në mënyrë të përkryer tundimin e Satanit në shkretëtirë, ne pranojmë mangësitë tona, sakrificat tona të pamjaftueshme. Kjo periudhë e "heqjes dorë" ka një mënyrë të thellë të të kujtuarit, të nevojës tonë të dëshpëruar për Jezus Krishtin.

Shkrimet e Shenjta

Rreth këtij plani

Devotions for Lent from Holy Bible: Mosaic

Ky devocion i përditshëm përmes sezonit 46 ditor të Kreshmës, i përshtatur nga Bibla e Shenjtë: Mozaiku, sjell së bashku thëniet, leximet dhe Shkrimet për t'ju ndihmuar të përqendroheni në Krishtin. Panvarësisht nëse jeni të pasigurt për atë se çfarë është koha e Kreshmës, ose e keni praktikuar Kreshmën dhe vitin e kishën gjatë gjithë jetës tuaj, ju do të vlerësoni leximet e Shkrimit dhe mendimet e devotshme nga të Krishterë nga mbarë bota dhe nëpërmejt historisë. Bashkohuni me ne dhe kishën rreth botës, duke u përqendruar tek Jezusi gjatë javëve që çojnë deri në Pashkë.

More

Dëshirojmë të falënderojmë Botuesit e Shtëpisë së Tyndale për bujarinë e tyre në dhënien e devocioneve për kreshmën nga Bibla e Shenjtë: Mozaiku. Për të mësuar më shumë rreth Biblës së Shenjtë: Mozaiku, ju lutemi vizitoni: www.tyndale.com/p/holy-bible-mosaic-nlt/9781414322056