Devocionet për Kreshmën nga Bibla e Shenjtë: MozaikuShembull

Pandita Ramabai (Indi, 1858-1922)
Disa vite më parë u binda se ky i imi ishte vetëm një besim intelektual - një besim në të cilin nuk kishte jetë. Kërkonte për shpëtimin në të ardhmen pas vdekjes; dhe rrjedhimisht shpirti im nuk kishte "Kaluar nga vdekja në jetë". Perëndia më tregoi sa i rrezikshëm ishte pozicioni im dhe çfarë ishte një mëkatar i mjeruar dhe i humbur, dhe sa e domosdoshme ishte të merrnim shpëtimin në të tashmen dhe jo në të ardhmen. Unë u pendova shumë; U shqetësova shumë dhe pothuajse u sëmura dhe kaloja shumë netë pa gjumë. Fryma e Shenjtë nuk më linte rehat kështu që unë nuk mund të gjeja paqe derisa të gjeja shpëtimin në atë moment dhe në atë vend. Pra, unë iu luta me zjarr Perëndisë që të falë mëkatet e mia për hir të Jezu Krishtit dhe të më lër ta kuptoj se unë me të vërtetë e kam marrë shpëtimin nëpërmjet tij. Unë besova në premtimin e Perëndisë dhe e mora Atë me fjalën e Tij, dhe kur e kisha bërë këtë, barra ime u rrokullis tutje, dhe kuptova se isha i falur dhe u çlirova nga fuqia e mëkatit.

Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani

Ky devocion i përditshëm përmes sezonit 46 ditor të Kreshmës, i përshtatur nga Bibla e Shenjtë: Mozaiku, sjell së bashku thëniet, leximet dhe Shkrimet për t'ju ndihmuar të përqendroheni në Krishtin. Panvarësisht nëse jeni të pasigurt për atë se çfarë është koha e Kreshmës, ose e keni praktikuar Kreshmën dhe vitin e kishën gjatë gjithë jetës tuaj, ju do të vlerësoni leximet e Shkrimit dhe mendimet e devotshme nga të Krishterë nga mbarë bota dhe nëpërmejt historisë. Bashkohuni me ne dhe kishën rreth botës, duke u përqendruar tek Jezusi gjatë javëve që çojnë deri në Pashkë.
More
Dëshirojmë të falënderojmë Botuesit e Shtëpisë së Tyndale për bujarinë e tyre në dhënien e devocioneve për kreshmën nga Bibla e Shenjtë: Mozaiku. Për të mësuar më shumë rreth Biblës së Shenjtë: Mozaiku, ju lutemi vizitoni: www.tyndale.com/p/holy-bible-mosaic-nlt/9781414322056