Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Devocionet për Kreshmën nga Bibla e Shenjtë: MozaikuShembull

Devotions for Lent from Holy Bible: Mosaic

DITA 29 NGA 46

Era e Mëkatit (Timothy G. Walton)

Një predikues i hershëm amerikan udhëtoi nga qyteti në qytet duke predikuar mesazhin e ungjillit. Dëshmohet se kur ai iu afrua periferisë së një qyteti ai do të pushonte dhe do të thoshte: "Unë nuhas era ferr!" Po të ishim të ndjeshëm ndaj tij, a do të na vite bota erë e keqe si ferri? Është një koncept tërësisht i huaj sot. Megjithatë, ajo erë e çuditshme përhapet në këtë botë ku jetojmë për shkak të pasojave të mëkatit të Adamit dhe Evës.

Çfarë mendoni për mëkatin? Njerëzit kanë të gjitha llojet e mënyrave kreative për t'u marrë me mëkatin. Ata e mohojnë atë. Ata e minimizojnë atë. Ata bëjnë arsyetime për të. Ata fajësojnë të tjerët për të. Duka, një personazh imagjinar në "13 Orët "-(The Thirteen Clocks) të James Thurber, pranon, "Ne të gjithë kemi dobësitë tona të vogla, e imja vetëm qëllon të jetë se unë jam i keq".

Pse është mëkati mëkatar? Kush thotë se mëkati është mëkat? Vetëm ta quash mëkatin, mëkat, nënkupton një standard. Nëse një polic ju ndalon për shpejtësi, kjo nënkupton që një urdhër zyrtar i qeverisë ka vendosur një kufi të shpejtësisë dhe ju e keni shkelur atë. Standardi moral për të gjithë njerëzimin vjen nga karakteri i shenjtë i Perëndisë.

Kjo botë që vjen erë si mëkati, vjen edhe erë si vdekja. Bibla thotë se paga e mëkatit është vdekja. Mëkati çon në vdekje. Kishte vdekje në Kopsht. Adami dhe Eva nuk ranë të vdekur në minutën që hëngrën frutin e ndaluar, natyrisht, por dy gjëra ndodhën menjëherë: Fara e vdekjes fizike u mboll në ta. Dy individë të përsosur të krijuar për të qenë përgjithmonë të rinj filluan të plaken dhe përfundimisht do të vdisnin. Ata gjithashtu vdiqën frymërisht. Marrëdhënia e tyre intime dhe miqësore me Zotin vdiq. Skena tjetër në Zanafillën 3 tregon se Adami dhe Eva u fshehën nga Perëndia në shkurre. Megjithëse ata nuk e kuptonin atë në atë kohë, e vetmja shpresë e tyre ishte që Perëndia të bënte diçka heroike për t'i shpëtuar dhe për t'i rikthyer ata në një marrëdhënie të shëndoshë me të. Kur Perëndia flijoi dy kafshë dhe shpalli ardhjen e Jezu Krishtit, Shpëtimtarit (Zanafilla 3:15), Ai bëri pikërisht këtë.

Rreth këtij plani

Devotions for Lent from Holy Bible: Mosaic

Ky devocion i përditshëm përmes sezonit 46 ditor të Kreshmës, i përshtatur nga Bibla e Shenjtë: Mozaiku, sjell së bashku thëniet, leximet dhe Shkrimet për t'ju ndihmuar të përqendroheni në Krishtin. Panvarësisht nëse jeni të pasigurt për atë se çfarë është koha e Kreshmës, ose e keni praktikuar Kreshmën dhe vitin e kishën gjatë gjithë jetës tuaj, ju do të vlerësoni leximet e Shkrimit dhe mendimet e devotshme nga të Krishterë nga mbarë bota dhe nëpërmejt historisë. Bashkohuni me ne dhe kishën rreth botës, duke u përqendruar tek Jezusi gjatë javëve që çojnë deri në Pashkë.

More

Dëshirojmë të falënderojmë Botuesit e Shtëpisë së Tyndale për bujarinë e tyre në dhënien e devocioneve për kreshmën nga Bibla e Shenjtë: Mozaiku. Për të mësuar më shumë rreth Biblës së Shenjtë: Mozaiku, ju lutemi vizitoni: www.tyndale.com/p/holy-bible-mosaic-nlt/9781414322056