Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Devocionet për Kreshmën nga Bibla e Shenjtë: MozaikuShembull

Devotions for Lent from Holy Bible: Mosaic

DITA 23 NGA 46

Karl Barth (Zvicër, 1886-1968)

Kur flasim për hir, mendojmë për faktin se prirja e favorshme [e Perëndisë] ndaj krijesës nuk e lejon veten të përkeqësohet dhe të frustrohet nga rezistenca e këtyre të fundit. Kur flasim për shenjtërinë, mendojmë, nga ana tjetër, për faktin se prirja e tij e favorshme kapërcen dhe e shkatërron këtë rezistencë.

Të thuash hir është të thuash falje e mëkateve; të thuash shenjtëri, është gjykimi mbi mëkatet. Por, duke qenë se të dy e pasqyrojnë dashurinë e Perëndisë, si mund të jetë njëri pa tjetrin, falje pa gjykim ose gjykim pa falje?

Vetëm kur dashuria e Perëndisë akoma nuk është zbuluar, ende nuk besohet ose nuk besohet fare, mund të ketë këtu një ndarje në vend të një dallimi. Në këtë rast, falja do të nxirrej si abstrakte nga mëkati dhe gjykimi nga dënimi. Nuk do të ishte gjykimi i Perëndisë në një rast, ose falja e Perëndisë në tjetrën.

Në qoftë se flasim me besim dhe për këtë arsye në dritën e Perëndisë dhe të dashurisë së Tij, dhe për këtë arsye të faljes dhe të gjykimit të Perëndisë, kur të rritet njohuria jonë, ne do të bëjmë dallimin, por nuk do të veçojmë mes hirit të Perëndisë dhe shenjtërisë së Perëndisë.

Lidhja midis të dyve, përmblidhet në mënyrë të vendosur në faktin që të dy karakterizojnë dhe dallojnë dashurinë e Tij, dhe për këtë arsye Vetë në Veprimin e Tij në besëlidhje, si Zoti i besëlidhjes ndërmjet Vetes dhe krijesës së Tij.

Shkrimet e Shenjta

Rreth këtij plani

Devotions for Lent from Holy Bible: Mosaic

Ky devocion i përditshëm përmes sezonit 46 ditor të Kreshmës, i përshtatur nga Bibla e Shenjtë: Mozaiku, sjell së bashku thëniet, leximet dhe Shkrimet për t'ju ndihmuar të përqendroheni në Krishtin. Panvarësisht nëse jeni të pasigurt për atë se çfarë është koha e Kreshmës, ose e keni praktikuar Kreshmën dhe vitin e kishën gjatë gjithë jetës tuaj, ju do të vlerësoni leximet e Shkrimit dhe mendimet e devotshme nga të Krishterë nga mbarë bota dhe nëpërmejt historisë. Bashkohuni me ne dhe kishën rreth botës, duke u përqendruar tek Jezusi gjatë javëve që çojnë deri në Pashkë.

More

Dëshirojmë të falënderojmë Botuesit e Shtëpisë së Tyndale për bujarinë e tyre në dhënien e devocioneve për kreshmën nga Bibla e Shenjtë: Mozaiku. Për të mësuar më shumë rreth Biblës së Shenjtë: Mozaiku, ju lutemi vizitoni: www.tyndale.com/p/holy-bible-mosaic-nlt/9781414322056