Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Devocionet për Kreshmën nga Bibla e Shenjtë: MozaikuShembull

Devotions for Lent from Holy Bible: Mosaic

DITA 22 NGA 46

Zoti i Shenjtë (Keith Potter)

Në sezonin e Kreshmës, kujtojmë sakrificën e madhe që bëri Jezus Krishti, faljen që pagoi me jetën e tij. Ne pranojmë se mëkatet tona, kanë marrë rrugën e një marrëdhënieje me Perëndinë.

Megjithatë, rrëfimi ynë do të jetë i hollë dhe i zbrazur nëse nuk kuptojmë, se sa i madh dhe i shenjtë është Perëndia. Ne gjithmonë, nënvlerësojmë seriozitetin e mëkatit dhe efektet e tij, duke na bërë ndryshe nga Perëndia dhe të papërshtatshëm për shoqërinë e tij të mirë. Përpjekjet tona për të falur veten dhe të tjerët, do të jenë të cekëta dhe të zbrazëta, nëse nuk kuptojmë se si na mbulon plotësisht hiri i Perëndisë me anë të Jezu Krishtit, duke na bërë të drejtë në sytë e Perëndisë dhe të përshtatshëm për shoqërimin e tij të mirë.

Kështu, në këtë sezon, meditojmë për shenjtërinë e Perëndisë dhe pyesim veten se si do të ishte, sikur të mbusheshim vetëm me synime dashurie dhe motivime të shëndetshme, si Perëndia ynë.

Tek Isaia 6, zbulojmë se historia e profetit të madh fillon me një vizion të madh të Perëndisë në fronin e tij, rrethuar nga qenie engjëllore. Ditë e natë, këta shërbëtorë thërrasin: "I Shenjtë, i shenjtë, i shenjtë është Zoti i ushtrive. Tërë toka është plot me lavdinë e tij". (Isaia 6: 3, ALBB). Përgjigja e Isaisë? "I mjeri unë! Unë jam i humbur, sepse jam një njeri me buzë të papastra dhe banoj në mes të një populli me buzë të papastra; megjithatë sytë e mi kanë parë Mbretin, Zotin e ushtrive". (Isaia 6: 5)

Duke parë Perëndinë, Isaia hapi sytë që të shihte veten. I papastër. I keqtrajtuar në ndyrësinë e mjedisit të tij. Çdo gjë, përveçse i shenjtë. Kështu Perëndia e preku Isainë. Ai gëzoi faljen dhe pastrimin dhe një gatishmëri të re. Perëndia thërret për një agjent njerëzor. Isaia përgjigjet: "Zot, unë do të shkoj, më dërgo mua".

Kjo mund të jetë edhe historia jonë. Në dritën e shenjtërisë së Perëndisë, ne bëhemi të pambaruar. "Mjerë unë, jam një njeri i humbur midis njerëzve të humbur, sepse tani po ju shoh, o Zot, unë e shoh veten". Dhe Perëndia na ndihmon, me një hir më të madh se mëkati ynë. Nëse shenjtëria e tij është e madhe, hiri i tij është në një farë mënyre gjithëpërfshirës, ​​sepse mbulon çdo mëkat që kemi, që duhet të ofendojë pastërtinë e shenjtërisë së tij. "Lartojeni Zotin bashkë me mua, dhe të lëvdojnë të gjithë emrin e tij".(Psalmi 34: 3).

Shkrimet e Shenjta

Rreth këtij plani

Devotions for Lent from Holy Bible: Mosaic

Ky devocion i përditshëm përmes sezonit 46 ditor të Kreshmës, i përshtatur nga Bibla e Shenjtë: Mozaiku, sjell së bashku thëniet, leximet dhe Shkrimet për t'ju ndihmuar të përqendroheni në Krishtin. Panvarësisht nëse jeni të pasigurt për atë se çfarë është koha e Kreshmës, ose e keni praktikuar Kreshmën dhe vitin e kishën gjatë gjithë jetës tuaj, ju do të vlerësoni leximet e Shkrimit dhe mendimet e devotshme nga të Krishterë nga mbarë bota dhe nëpërmejt historisë. Bashkohuni me ne dhe kishën rreth botës, duke u përqendruar tek Jezusi gjatë javëve që çojnë deri në Pashkë.

More

Dëshirojmë të falënderojmë Botuesit e Shtëpisë së Tyndale për bujarinë e tyre në dhënien e devocioneve për kreshmën nga Bibla e Shenjtë: Mozaiku. Për të mësuar më shumë rreth Biblës së Shenjtë: Mozaiku, ju lutemi vizitoni: www.tyndale.com/p/holy-bible-mosaic-nlt/9781414322056