Çdo ditë me radhëSample

«Por jini të mirë dhe të mëshirshëm njëri me tjetrin, duke e falur njëri-tjetrin, sikurse edhe Perëndia ju ka falur në Krishtin» (Efe. 4:32).
Kemi një rend të përcaktuar që duhet të ndjekim në lidhje me faljen sipas Shkrimit. Nëse e ndjekim këtë rend do t'i kursenin vetes shumë dhimbje të kokës dhe të zemrës.
Gjëja e parë për t'u bërë kur është vepruar keq ndaj jush është që ta falni atë person në zemrën tuaj. Ju nuk i thoni akoma që e keni falur, por duke e falur atë në zemrën tuaj, ju e lini çështjen midis Zotit dhe atij. Kjo shmang shndërrimin e lëngjeve gastrike në acid sulfurik dhe të ruan nga çrregullime të tjera të tmerrshme fizike dhe emocionale.
Më pas ju shkoni te vëllai juaj dhe e qortoni (Lu. 17:3). Në vend që të flisni lart e poshtë me të tjerët për të keqen që të kanë bërë, «shko dhe qortoje vetëm për vetëm» (Mt. 18:15). Përpiqu ta përmbash problemin sa më shumë që të jetë e mundur, pra, përpiqu ta mbash atë sa më private që mundesh.
Nëse ai nuk rrëfehet dhe nuk kërkon falje, atëherë shko tek ai me një ose dy dëshmitarë (Mt. 18:16). Kjo siguron dëshmi të mjaftueshme sipas Shkrimit për sa i përket qëndrimit të ofenduesit.
Nëse ai është akoma i papërkulshëm, atëherë ju e çoni këtë çështje përpara asamblesë, i shoqëruar nga dëshmitarët. Nëse ai refuzon që të dëgjojë gjykimin e asamblesë, atëherë, sigurisht, ai hiqet nga përbashkësia (Mt. 18:17).
Por nëse në çdo pikë gjatë këtij procesi, ai pendohet, atëherë ju e falni atë (Lu. 17:3). Tashmë ju e keni falur atë në zemrën tuaj, por tani e administroni këtë falje tek ai. Është e rëndësishme këtu që të mos e lustroni çështjen. Mos thoni: «Oh, nuk prish punë. Ju nuk bëtë diçka vërtet të gabuar». Për më tepër thoni: «Të fal me shumë kënaqësi. Tani e tërë çështja është mbyllur. Le të ulemi dhe të lutemi bashkë».
Turpi i rrëfimit dhe i pendimit mund ta pengojë atë nga përsëritja e ofendimit ndaj teje. Por edhe nëse ai e përsërit mëkatin e tij dhe më pas pendohet, ju duhet ta falni. Edhe nëse këtë e bën shtatë herë brenda një dite dhe pendohet shtatë herë, ju duhet ta falni – pavarësisht nëse ju mendoni në është i sinqertë apo jo (Lu. 17:4).
Ne nuk duhet të harrojmë që na janë falur miliona. Ne nuk duhet të ngurrojmë që t'i falim të tjerët për çka arrin në vetëm disa dollarë, po të flasim në kuptim të figurshëm (Mt. 18:23-25).

Scripture
About this Plan

Kjo është mënyra si duhet ta jetoni jetën: Çdo ditë me radhë. Por ajo që e bën tërë ndryshimin është se si e jetoni çdo ditë. Një mënyrë për t’u siguruar që ditët tona mbi tokë kanë vlerë për Perëndinë është ta mbushim mendjen dhe zemrën tonë me “Fjalën e rrënjosur” që të mund të rritemi me anë të saj. Ky është një libër me përsiatje gjallëruese mbi vargjet e Biblës nga shkrimet e freskëta dhe që e lartësojnë Krishtin nga autori William MacDonald.
More
Ky plan leximi u krijua nga Willian MacDonald. http://asamblejabiblike.al
Related Plans

Relentless Love: Reflections on the Book of Jonah

DEPRESSION IS a LIE - a Podcast Series With Dustin Tavella

Center of It All

Endurance: God’s Power for Your Weight Loss Journey

The Gospel According to Mark: Jesus the Suffering Servant

His Mission, Our Marriage: Building a Christ-Centered Marriage

Dog Dad Devotions on Leadership, Loyalty and Love

Journey Through 1 & 2 Peter and Jude

The Wonder of the Wilderness