YouVersion Logo
Search Icon

Çdo ditë me radhëSample

Çdo ditë me radhë

DAY 99 OF 366

«Sepse fjala e Perëndisë është e gjallë dhe vepruese dhe më e mprehtë se çdo shpatë me ty tehe» (Heb. 4:12a, NASB).

Një student nga një universitet i krishterë po i dëshmonte një studenti tjetër që ishte nga një seminar liberal. Kur besimtari i citoi një varg, seminaristi i tha: «Unë nuk e besoj Biblën». I krishteri i citoi një varg tjetër, vetëm për marrë një [tjetër]: «Të thashë që nuk e besoj Biblën». Herën e tretë që i krishteri i citoi një varg, seminaristi u acarua dhe shpërtheu [me fjalët]: «Mos më cito mua Biblën. Tashmë të kam thënë që nuk e besoj atë». Atëherë besimtari u ndje krejtësisht i dështuar dhe i mundur. Ai mendoi se ishte një dështak i plotë si një fitues i shpirtrave.

Ndodhi që Dr. H. A. Ajrënsajdi (Ironside) ishte ftuar në shtëpinë e tij atë natë. Gjatë darkës, studenti i krishterë ndau përvojën zhgënjyese rreth seminaristit. Më pas e pyeti Dr. Ajrënsajdin: «Kur përpiqesh t'i dëshmosh dikujt dhe ai të thotë: «Unë nuk e besoj Biblën», çfarë bëni ju?» Dr. Ajrënsajdi iu përgjigj me një buzëqeshje të ëmbël: «Unë thjesht i citoj më shumë nga ajo».

Kjo është një këshillë e shkëlqyer për çdo njeri që aspiron të jetë një fitues i shpirtrave. Kur njerëzit të thonë se nuk e besojnë Biblën, thjesht cito më shumë nga ajo. Fjala e Perëndisë është e gjallë dhe e fuqishme. Ajo i ndikon njerëzit edhe kur ata nuk e besojnë atë.

Supozoni se dy burra janë në një dyluftim. Njëri i thotë tjetrit: «Unë nuk besoj se shpata jote është çelik i vërtetë». Çfarë ndodh? A e ul shpatën burri i dytë dhe pranon disfatën? Apo i jep një ligjëratë shkencore mbi përqindjen e karbonit dhe farkëtimin e metalit? Qesharake! Ai i lëshon kundërshtarit një goditje goxha të mprehtë dhe e bën të ndiejë se çfarë do të thotë shpatë reale. Kështu është edhe me Biblën. Fjala e Perëndisë është shpata e Frymës. Ajo duhet më shumë të përdoret, sesa duhet që të mbrohet. Ajo është goxha në gjendje që të mbrojë veten e saj.

Nuk e mohoj se ka vend për prova mbi frymëzimin e Shkrimit. Prova të tilla kanë një qëllim të vlefshëm për të konfirmuar besimin e atyre që tashmë janë të shpëtuar. Në disa raste ato i ndihmojnë njerëzit drejt besimit shpëtues. Por, në përgjithësi, njerëzit nuk binden nga arsyetimet apo argumentet njerëzore. «Njeriu i bindur kundër vullnetit të tij, ka të njëjtin mendim përsëri». Njerëzit duhet të përballen me Fjalën e fuqishme të Perëndisë. Një varg i vetëm nga Shkrimi vlen sa një mijë argumente.

Kjo thekson rëndësinë e mësimit përmendësh të Shkrimit. Nëse nuk i kam futur vargjet në kujtesë, Fryma nuk do të jetë në gjendje që t'i nxjerrë ato në kohën e duhur. Por pika kryesore është se Perëndia nuk ka premtuar që të nderojë fjalët e mia, por Ai ka premtuar që të nderojë fjalët e Tij. Pra, kur kemi të bëjmë me të pashpëtuarit, unë duhet të përdor në mënyrë të bollshme shpatën e Frymës dhe të shoh atë duke sjellë bindje dhe konvertim përmes një mrekullie të hirit.

Scripture

About this Plan

Çdo ditë me radhë

Kjo është mënyra si duhet ta jetoni jetën: Çdo ditë me radhë. Por ajo që e bën tërë ndryshimin është se si e jetoni çdo ditë. Një mënyrë për t’u siguruar që ditët tona mbi tokë kanë vlerë për Perëndinë është ta mbushim mendjen dhe zemrën tonë me “Fjalën e rrënjosur” që të mund të rritemi me anë të saj. Ky është një libër me përsiatje gjallëruese mbi vargjet e Biblës nga shkrimet e freskëta dhe që e lartësojnë Krishtin nga autori William MacDonald.

More

Ky plan leximi u krijua nga Willian MacDonald. http://asamblejabiblike.al