Çdo ditë me radhëSample

«Era fryn ku të dojë» (Gjoni 3:8).
Fryma e Perëndisë është sovran. Ai lëviz si të dojë. Ne përpiqemi ta futim Atë në një formë të veçantë tonën, por këto përpjekje dështojnë gjithmonë.
Shumica e tipave (tablove) të Frymës së Shenjtë janë të paqëndrueshëm – erë, zjarr, vaj dhe ujë. Ne mund të përpiqemi t'i mbajmë këto në duart tona, por ato gjithmonë e gjejnë mënyrën për të thënë: «Mos më gardhoni”.
Fryma e Shenjtë nuk do të bëjë kurrë diçka që është moralisht e gabuar, por në fusha të tjera Ai ruan të drejtat që të veprojë në mënyra të jashtëzakonshme dhe të pazakonta. Për shembull, ndonëse është e vërtetë se Perëndia ia ka dhënë kryesimin burrit, ne nuk mund të themi që Fryma e Shenjtë nuk mund të ngrejë një Debora për të drejtuar popullin e Perëndisë nëse Ai dëshiron.
Në kohë largimi [shmangie nga standardi], Fryma lejon sjellje që do të ishin zakonisht të ndaluara. Dhe kështu Davidi dhe njerëzit e tij u lejuan që të hanë bukët e paraqitjes, që ishin rezervuar vetëm për priftërinjtë. Dhe dishepujt u përligjën që të mblidhnin grurë ditën e shabatit.
Njerëzit thonë se në Librin e Veprave ka një model të përcaktuar dhe të parashikueshëm të ungjillëzimit, por i vetmi model që unë mund të shoh është sovraniteti i Frymës së Shenjtë.
Apostujt dhe të tjerët nuk ndoqën një libër; ata ndoqën drejtimin e Tij, që ishte shpesh krejt ndryshe nga ajo që do të kishte diktuar gjykimi i shëndoshë.
Për shembull, shohim Frymën që e drejton Filipin për të lënë një ripërtëritje të sukesshme në Samari për t'i dëshmuar një eunuku të vetmuar nga Etiopia në rrugën për në Gaza.
Në kohën tonë, ne duhet të ruhemi që të mos i diktojmë Frymës së Shenjtë se çfarë Ai mund të bëjë dhe nuk mund të bëjë. Ne e dimë se Ai nuk do të bëjë kurrë diçka që është e mëkatshme. Por në fusha të tjera Atij mund t'i besohet se do të bëjë të jashtëzakonshmen. Ai nuk është i kufizuar ndaj disa metodave. Ai nuk është i lidhur nga mënyrat tona tradicionale për të kryer gjëra. Ai ka mënyrën e Tij që të protestojë kundër formalizmit, ritualizmit dhe letargjisë duke ngritur lëvizje të reja me fuqi përtëritëse. Prandaj ne duhet të jemi të hapur ndaj këtij veprimi sovran të Frymës së Shenjtë dhe të mos jemi duke kritikuar, duke mos u përfshirë.

Scripture
About this Plan

Kjo është mënyra si duhet ta jetoni jetën: Çdo ditë me radhë. Por ajo që e bën tërë ndryshimin është se si e jetoni çdo ditë. Një mënyrë për t’u siguruar që ditët tona mbi tokë kanë vlerë për Perëndinë është ta mbushim mendjen dhe zemrën tonë me “Fjalën e rrënjosur” që të mund të rritemi me anë të saj. Ky është një libër me përsiatje gjallëruese mbi vargjet e Biblës nga shkrimet e freskëta dhe që e lartësojnë Krishtin nga autori William MacDonald.
More
Ky plan leximi u krijua nga Willian MacDonald. http://asamblejabiblike.al
Related Plans

Relentless Love: Reflections on the Book of Jonah

DEPRESSION IS a LIE - a Podcast Series With Dustin Tavella

Center of It All

Endurance: God’s Power for Your Weight Loss Journey

The Gospel According to Mark: Jesus the Suffering Servant

His Mission, Our Marriage: Building a Christ-Centered Marriage

Dog Dad Devotions on Leadership, Loyalty and Love

Journey Through 1 & 2 Peter and Jude

The Wonder of the Wilderness