Çdo ditë me radhëSample

«Dhe ne e dimë se Perëndia i bën të gjitha gjërat që të bashkëveprojnë për mirë për ata që e duan Perëndinë, për ata që janë të thirrur sipas qëllimit të tij» (Rom. 8:28, NASB).
Ky është një nga ato vargje që na huton më shumë kur përballemi me ngjarjet më të vështira. Për aq kohë sa era fryn lehtë, nuk e kemi problem të themi: «Zot, unë besoj». Por kur vijnë stuhitë e jetës, ne themi: «Ndihmo mosbesimin tim».
Dhe prapë ne e dimë se vargu është i vërtetë. Perëndia vërtet i bashkëvepron të gjitha gjërat për mirë. Ne e dimë këtë, sepse kështu thotë Bibla. Besimi e përvetëson këtë, edhe kur nuk mund ta shohim ose kuptojmë.
Ne e dimë që është e vërtetë, për shkak të karakterit të Perëndisë. Nëse Ai është Perëndia i dashurisë së pafund, i urtësisë së pafund dhe i fuqisë së pafund, atëherë rrjedh që Ai planifikon dhe punon për të mirën tonë më të lartë.
Ne e dimë që është e vërtetë, për shkak të përvojës së popullit të Perëndisë. Në [kalendarin devocional] «Kallinj gruri të zgjedhur» (Choice Gleanings), tregohet historia e një të mbijetuari të vetëm nga mbytja e një anijeje që përfundoi në një ishull të pabanuar. Ai arriti të ndërtonte për veten një kasolle, ku edhe futi gjithçka që kishte shpëtuar nga mbytja. Ai iu lut Perëndisë për çlirim dhe këqyrte me shqetësim horizontin çdo ditë për t'i thirrur ndonjë anijeje që do t'i kalonte pranë. Një ditë ai u trondit thellë kur e gjeti kasollen në flakë; gjithçka që kishte u dogj. Por ajo që dukej më e keqja ishte, në fakt, më e mira. «Ne pamë sinjalin tënd të tymit», tha kapiteni i anijes që erdhi për ta shpëtuar. Le të mbajmë mend se nëse jetët tona janë në duart e Perëndisë, «Të gjitha gjërat bashkëveprojnë për mirë».
Duhet të pranojmë se ka raste kur besimi lëkundet, kur barra duket e padurueshme dhe errësira e papërballueshme. Ne pyesim në këtë ekstrem: «Çfarë e mirë e mundshme mund të vijë nga kjo?» Ka një përgjigje. E mira që Perëndia po bën gjendet në vargun tjetër (Rom. 8:29) – që ne të jemi «të ngjashëm me shëmbëlltyrën e Birit të Tij». Vetëm ndërsa dalta e skulptorit heq mermerin e tepërt shfaqet imazhi i njeriut. Dhe vetëm ndërsa goditjet e jetës copëtojnë gjithçka që është e padenjë në ne, ne shndërrohemi në ngjashmërinë e Tij të bekuar. Pra, nëse nuk mund të gjeni asnjë të mirë tjetër gjatë krizave të jetës, mbani mend vetëm këtë – ngjashmëri me Krishtin.

Scripture
About this Plan

Kjo është mënyra si duhet ta jetoni jetën: Çdo ditë me radhë. Por ajo që e bën tërë ndryshimin është se si e jetoni çdo ditë. Një mënyrë për t’u siguruar që ditët tona mbi tokë kanë vlerë për Perëndinë është ta mbushim mendjen dhe zemrën tonë me “Fjalën e rrënjosur” që të mund të rritemi me anë të saj. Ky është një libër me përsiatje gjallëruese mbi vargjet e Biblës nga shkrimet e freskëta dhe që e lartësojnë Krishtin nga autori William MacDonald.
More
Ky plan leximi u krijua nga Willian MacDonald. http://asamblejabiblike.al
Related Plans

Relentless Love: Reflections on the Book of Jonah

DEPRESSION IS a LIE - a Podcast Series With Dustin Tavella

Center of It All

Endurance: God’s Power for Your Weight Loss Journey

The Gospel According to Mark: Jesus the Suffering Servant

His Mission, Our Marriage: Building a Christ-Centered Marriage

Dog Dad Devotions on Leadership, Loyalty and Love

Journey Through 1 & 2 Peter and Jude

The Wonder of the Wilderness