Çdo ditë me radhëSample

«Si mund të besoni ju, ju që ia merrni lavdinë njëri-tjetrit dhe nuk kërkoni lavdinë që vjen vetëm nga Perëndia» (Gjoni 5:44).
Me këto fjalë Zoti ynë tregon se ne nuk mund të kërkojmë në të njëjtën kohë aprovimin e njeriut dhe miratimin e Perëndisë. Gjithashtu ai pohon se kur i futemi kërkimit për akreditim njerëzor, ne i japim një goditje të fortë jetës së besimit.
Në të njëjtën frymë apostulli Pal shpreh mospërputhjen morale midis dëshirës për lavdinë e njeriut dhe atë të Perëndisë: «Sepse, po të kërkoja t'u pëlqej njerëzve, nuk do të isha shërbëtor i Krishtit” (Gal. 1:10b).
Më lejoni ta ilustroj. Ja ku kemi një të ri besimtar që dëshiron një gradë të përparuar në ndonjë fushë të teologjisë. Por këtë gradë ai e kërkon nga një universitet i akredituar. Duhet të jetë nga një institucion i akredituar. Fatkeqësisht, të vetmit universitete të akredituara që e ofrojnë atë gradë janë ata që mohojnë të vërtetat e mëdha themelore të besimit. Që ajo gradë t'i bashkëngjitet emrit të tij do të thotë kaq shumë për atë, që ai është i gatshëm ta marrë atë nga njerëz të cilët, edhe pse shkollarë të njohur, janë armiq të kryqit të Krishtit. Pothuaj pashmangshmërisht ai ndotet gjatë këtij procesi. Ai nuk flet më me të njëjtën bindje.
Dëshira për njohje në botë si një shkollar apo studiues mbart rreziqe të pandara. Kemi rrezikun dredhues për të komprometuar, për të sakrifikuar parimet biblike për një qëndrim më liberal, për t'u bërë më tepër kritikues për fondamentalistët se për modernistët.
Shkollarët e krishterë përballen me një zgjedhje të vështirë – të kërkojnë apo jo akreditim nga një agjenci e njohur në botën arsimore. Lakmia për t'u «akredituar» rezulton shpesh në një sheqerosje të theksimit të tyre të Biblës dhe adoptimin e parimeve mishore të paraqitura nga njerëz që nuk e kanë Frymën.
Ajo që duhet të dëshirohet fort është të jesh «i aprovuar nga Perëndia». Alternativa është tepër e kushtueshme, pasi «mbi monedhën për të cilën e shesin të vërtetën, është në çdo rast, sado e zbehtë qoftë, figura e antikrishtit» (F. W. Grant).

Scripture
About this Plan

Kjo është mënyra si duhet ta jetoni jetën: Çdo ditë me radhë. Por ajo që e bën tërë ndryshimin është se si e jetoni çdo ditë. Një mënyrë për t’u siguruar që ditët tona mbi tokë kanë vlerë për Perëndinë është ta mbushim mendjen dhe zemrën tonë me “Fjalën e rrënjosur” që të mund të rritemi me anë të saj. Ky është një libër me përsiatje gjallëruese mbi vargjet e Biblës nga shkrimet e freskëta dhe që e lartësojnë Krishtin nga autori William MacDonald.
More
Ky plan leximi u krijua nga Willian MacDonald. http://asamblejabiblike.al
Related Plans

Thy Kingdom Come - Prayer Journal

Creating to Heal: 7 Days of Healing Through Art & Prayer

Acts 18:1-23 | Whatever It Takes

The Cultivation of Consistency

The Boom Squad: Young Hero Training

Cherished & Chosen: A 7-Day Challenge for Single Women

Go Into All the World

Find & Follow Jesus, Quarter 3

Divine Dialogue: Discover God's Heart and Purpose