Çdo ditë me radhëSample

«Jezus Krishti [...] është Zoti i të gjithëve» (Veprat 10:36).
Një nga temat e mëdha të Dhiatës së Re është zotërimi i Jezus Krishtit. Herë pas here kujtohemi se Ai është Zot dhe se duhet t'i japim këtë vend në jetët tona.
Ta kurorëzojmë Jezusin si Zot do të thotë që t'ia dorëzojmë jetët tona Atij. Kjo do të thotë që të mos kemi vullnet tonin, por që të duam më shumë mbi të gjitha vullnetin e Tij. Kjo do të thotë gatishmëria për të shkuar kudo, për të bëra gjithçka dhe për të thënë çfarëdo gjëje që dëshiron Ai. Kur Jozueu e pyeti kreun e ushtrisë së Zotit: «A je ti për ne ose kundër nesh?», kreu iu përgjigj, në fakt: «Unë nuk erdha as për të ndihmuar, as për të të penguar. Unë erdha për të marrë pushtetin» (shih Joz. 5:14). Pra, Zoti nuk vjen si një lloj asistenti i lavdëruar; Ai vjen për kontroll suprem mbi jetët tona.
Rëndësia e zotërimit mund të shihet në faktin që, ndonëse fjala «Shpëtimtar» përmendet vetëm 24 herë në Dhiatën e Re, fjala «Zot» përmendet 522 herë. Gjithashtu është domethënëse se edhe pse njerëzit thonë pothuaj përherë «Shpëtimtar dhe Zot», në këtë rend, Shkrimi thotë gjithnjë «Zot dhe Shpëtimtar».
Ta bëjmë Jezusin Zotin tonë është gjëja më e arsyeshme, më logjike që mund të bëjmë. Ai vdiq për ne; më e pakta që mund të bëjmë është të jetojmë për Të. Ai na bleu; nuk i përkasim më vetvetes. «E denjë është kjo dashuri t'i marrë, gjithë jetën, shpirtin, zemrën krejt».
Nëse ne mund t'i besojmë Atij për shpëtimin e përjetshëm, a nuk mund t'i besojmë Atij për drejtimin e jetëve tona? «Ka njëfarë mungese sinqeriteti rreth përkushtimit të përjetshëm te Perëndia dhe rreth ngurrimit për t'ia [dorëzuar] jetën e vdekshme – duke rrëfyer se i japim Atij më të madhen dhe i refuzojmë më të voglën» (R. A. Laidlaw).
Atëherë, si e kurorëzojmë Jezusin si Zot? Duhet të ketë një përvojë krize kur për herë të parë ne ia japim kontrollin Atij, kur çdo fushë e jetës sonë vendoset nën ndikimin e Tij sovran. Ky është një përkushtim total « Pa rezervë, pa zmbrapsje, pa keqardhje».
Këtej e tutje ajo bëhet një çështje e çast pas çasti duke iu dorëzuar udhëheqjes së Tij, duke i paraqitur trupat para Tij, që Ai të jetojë jetën e Tij përmes nesh. Kjo krizë kthehet në një proces.
Dhe është e arsyeshme! Me urtësinë, dashurinë dhe fuqinë e Tij, Ai mund të bëjë një punë shumë herë më të mirë për drejtimin e jetëve tona se ne.

Scripture
About this Plan

Kjo është mënyra si duhet ta jetoni jetën: Çdo ditë me radhë. Por ajo që e bën tërë ndryshimin është se si e jetoni çdo ditë. Një mënyrë për t’u siguruar që ditët tona mbi tokë kanë vlerë për Perëndinë është ta mbushim mendjen dhe zemrën tonë me “Fjalën e rrënjosur” që të mund të rritemi me anë të saj. Ky është një libër me përsiatje gjallëruese mbi vargjet e Biblës nga shkrimet e freskëta dhe që e lartësojnë Krishtin nga autori William MacDonald.
More
Ky plan leximi u krijua nga Willian MacDonald. http://asamblejabiblike.al
Related Plans

Thy Kingdom Come - Prayer Journal

Creating to Heal: 7 Days of Healing Through Art & Prayer

Acts 18:1-23 | Whatever It Takes

The Cultivation of Consistency

The Boom Squad: Young Hero Training

Cherished & Chosen: A 7-Day Challenge for Single Women

Go Into All the World

Find & Follow Jesus, Quarter 3

Divine Dialogue: Discover God's Heart and Purpose