YouVersion Logo
Search Icon

Çdo ditë me radhëSample

Çdo ditë me radhë

DAY 37 OF 366

«Dhe bëhuni bërës të fjalës dhe jo vetëm dëgjues, që gënjejnë vetveten» (Jakobi 1:22).

Ekziston një mashtrim delikat që pjesëmarrja në takime, në konferenca dhe seminare është bërja e veprës së Perëndisë. Ne dëgjojmë mesazhe dhe flasim për ato që e dimë se duhet t'i bëjmë dhe mbi ne vjen mashtrimi se jemi duke kryer vullnetin e tij. Ajo që po bëjmë, në fakt, është se po rritim përgjegjësinë tonë dhe po mashtrojmë vetveten. Ne e gënjejmë veten se jemi frymërorë kur, në fakt, mund të jemi krejt të mishit. Ne e gënjejmë veten se po rritemi kur e vërteta është se ne jemi duke fjetur. Ne e gënjejmë veten se jemi të mençur kur, në mënyrë patetike, jemi të marrë.

Jezusi tha se njeriu i mençur është ai që i dëgjon fjalët e Tij dhe i zbaton ato. Edhe njeriu i pamend i dëgjon fjalët e Tij, por ai nuk bën asgjë me ato.

Nuk mjafton që të dëgjojmë një predikim dhe të largohemi duke thënë: «Çfarë mesazhi i mrekullueshëm». Prova e vërtetë është kur largohemi duke thënë: «Do të bëj diçka rreth asaj që dëgjova». Dikush ka thënë që një predikim i mirë jo vetëm që e tendos mendjen, e ngroh zemrën dhe i nxin të fshehtat, por edhe e nxit vullnetin për veprim.

Një herë një predikues, në mes të predikimit, e pyeti auditorin për titullin e himnit të parë që kishin kënduar. Asnjë nuk e dinte. Ai pyeti për tekstin e Shkrimit që kishin lexuar. Asnjë nuk e dinte. Ai pyeti se çfarë lajmërimesh ishin bërë. Askujt nuk i kujtohej. Njerëzit ishin duke luajtur me kisha.

Përpara çdo takimi, bëjmë mirë ta pyesim veten: Përse erdha? A jam i gatshëm që Perëndia të më flasë mua personalisht? A do t'i bindem nëse Ai më flet?

Deti i Vdekur e mori me të drejtë këtë emër për shkak të thithjes së vazhdueshme pa derdhje shoqëruese. Në jetët tona, mësim pa zbatim çon në amullim. Në mendjet tona vjen pyetja ngulmuese e Shpëtimtarit: «Përse më thirrni, “Zot, Zot” dhe nuk bëni atë që ju them?».

Scripture

Day 36Day 38

About this Plan

Çdo ditë me radhë

Kjo është mënyra si duhet ta jetoni jetën: Çdo ditë me radhë. Por ajo që e bën tërë ndryshimin është se si e jetoni çdo ditë. Një mënyrë për t’u siguruar që ditët tona mbi tokë kanë vlerë për Perëndinë është ta mbushim mendjen dhe zemrën tonë me “Fjalën e rrënjosur” që të mund të rritemi me anë të saj. Ky është një libër me përsiatje gjallëruese mbi vargjet e Biblës nga shkrimet e freskëta dhe që e lartësojnë Krishtin nga autori William MacDonald.

More

Ky plan leximi u krijua nga Willian MacDonald. http://asamblejabiblike.al