Çdo ditë me radhëSample

«Të mos gjendet midis teje [...] ndonjë që praktikon shortarinë, bën parashikime, interpreton shenjat dhe merret me magji, as ai që përdor yshtje, as mediume që konsultojnë frymërat, as magjistarë, as ai që ndjell të vdekurit» (LiP. 18:10, 11).
Perëndia e paralajmëroi popullin e Tij, Izraelin, që të mos kishin të bënin fare me botën e okultit. Të gjitha aktivitetet e përfshira në vargun e sotëm kanë lidhje me demonizmin dhe për këtë duhet të shmangen. Ai paralajmërim është po aq i zbatueshëm për besimtarët sot, sa ishte edhe në Dhiatën e Vjetër.
Shortaria merret me fallin, parashikimin e të ardhmes. Ajo përfshin topin e kristaltë, telepatinë, leximin e pëllëmbës, frenologjinë, leximin e filxhanëve dhe çdo përpjekje tjetër të ngjashme për të parathënë të ardhmen.
Ai që bën parashikime është një astrolog, dikush që përdor vendosjen e yjeve dhe të planetëve për të komunikuar ndikimin e tyre mbi çështjet njerëzore. Horoskopi i përditshëm në gazeta ka lidhje me astrologjinë, siç është edhe përdorimi i shenjave të zodiakut.
Ai që interpreton shenjat është dikush që influencon të tjerët duke i yshtur dhe duke shqiptuar formula magjike.
Ajo që merret me magji është një grua që ushtron fuqi të mbinatyrshme përmes kontakteve me demonët. Këto kontakte janë në fund të fundit të këqija dhe të dëmshme.
Ai që përdor yshtje është dikush i cili shqipton mallkime ose nëma mbi të tjerët dhe i cili ka fuqi djallëzore që t’i bëjë këto të ndodhin. (Mallkime të tilla janë të paefektshme për besimtarët).
Mediume që konsultojnë frymërat janë ata që janë në gjendje të kontaktojnë me botën e frymërave të ndyra. Këto frymëra shpesh luajnë rolin e një të vdekuri, të afërm me atë që konsultohet me mediume.
Magjistar është ai që përdor artet magjike në sferën e spiritizmit. «Shtrig» është forma mashkullore e fjalës «shtrigë».
Ai që ndjell të vdekurit është dikush që pretendon se ndjell frymërat e të vdekurve për të zbuluar të ardhmen ose për të influencuar ngjarje.
Të krishterët duhet të shmangin të gjitha këto si edhe të tilla manifestime moderne të spiritizmit si jogën, meditimin transhendental, Hare Krishnën, seancat, magjinë e zezë, magjinë e bardhë, hipnotizmin, parashikimin e ujit, shërimet e lidhura me spiritizmin, numerologjinë dhe lutjet drejtuar të vdekurve. Të krishterët duhet të dinë që artikujt e mëposhtëm janë mjetet kryesore të spiritistëve: drogat psikoaktive/psikotropike, dërrasa uixhë, letrat e bixhozit, letrat tarot, zaret, stringlat, medaljonet, hajmalitë, gurët e dominosë, shkopinjtë dhe kockat (kur përdoren për qëllime mistike).

Scripture
About this Plan

Kjo është mënyra si duhet ta jetoni jetën: Çdo ditë me radhë. Por ajo që e bën tërë ndryshimin është se si e jetoni çdo ditë. Një mënyrë për t’u siguruar që ditët tona mbi tokë kanë vlerë për Perëndinë është ta mbushim mendjen dhe zemrën tonë me “Fjalën e rrënjosur” që të mund të rritemi me anë të saj. Ky është një libër me përsiatje gjallëruese mbi vargjet e Biblës nga shkrimet e freskëta dhe që e lartësojnë Krishtin nga autori William MacDonald.
More
Ky plan leximi u krijua nga Willian MacDonald. http://asamblejabiblike.al
Related Plans

Finding Freedom: How God Leads From Rescue to Rest

The Artist's Identity: Rooted and Secure

The Gospel of Matthew

Jesus When the Church Hurts

Genesis | Reading Plan + Study Questions

One New Humanity: Mission in Ephesians

Evangelistic Prayer Team Study - How to Be an Authentic Christian at Work

Meet God Outside: 3 Days in Nature

Experiencing Blessing in Transition