Çdo ditë me radhëSample

«Mos i fyej perënditë, as mos e mallko princin e popullit tënd» (Eks. 22:28).
Kur Perëndia ia dha Ligjin Moisiut, Ai përfshiu një ndalim specifik kundër të folurit me qortim ose pa respekt për ata që mbanin pozita autoriteti. Arsyeja për këtë është e qartë. Këta princa dhe udhëheqës janë përfaqësues të Perëndisë. «Nuk ka pushtet veçse prej Perëndisë; dhe pushtetet që janë, janë caktuar nga Perëndia» (Rom. 13:1). Princi është një «shërbëtor i Perëndisë për ty për të mirën» (Rom. 13:4). Edhe pse udhëheqësi mund të mos e njoh personalisht Zotin, prapëseprapë ai është zyrtarisht njeriu i Zotit.
Lidhja midis Perëndisë dhe princave njerëzorë është kaq e afërt, që ndonjëherë Ai u referohet atyre si perënditë. Prandaj në vargun e sotëm lexojmë: «Mos i fyej perënditë», që mund të nënkuptojë autoritetet qeveritare. Dhe në Psalmi 82:1, 6 Zoti u referohet gjyqtarëve si perëndi – jo që ata janë hyjni, por që thjesht janë agjentë të Perëndisë.
Pavarësisht nga sulmet vrasëse që mbreti Saul synoi për Davidin, ky i fundit nuk i lejoi në asnjë mënyrë njerëzit e tij që t'i bënin keq mbretit, sepse ai ishte i vajosuri i Zotit (1 Sam. 24:6).
Kur apostulli Pal e qortoi pa e ditur kryepriftin, ai shpejt u pendua dhe kërkoi falje, duke thënë: «Nuk e dija, o vëllezër, se është kryeprift, sepse është shkruar: “Ti nuk do të flasësh keq për princin e popullit tënd”» (Vep. 23:5).
Respekti për autoritetet zbatohet edhe në fushën frymërore. Kjo shpjegon arsyen që kryeengjëlli Mikael nuk guxoi të shqiptojë një gjykim fyes kundër Satanit, por tha thjesht: «Zoti të qortoftë!» (Jude 9).
Një nga treguesit e apostazisë [femohimit] së kohëve të fundit është që ata i përbuzin pushtetet dhe nuk druajnë të blasfemojnë dinjitetet (2 Pje. 2:10).
Mësimi për ne është i qartë. Ne duhet t'i respektojmë udhëheqësit tanë si shërbëtorë zyrtarë të Perëndisë, edhe pse mund të mos pajtohemi me politikat e tyre apo të aprovojmë karakterin personal të tyre. Nën asgjë rrethanë dhe asnjëherë ne nuk duhet të themi atë që një i krishterë tha në zjarrin e një fushate politike: «Presidenti është një horr i ndyrë».
Për më tepër ne duhet të lutemi «për mbretërit e për të gjithë ata që janë në pushtet, që të mund të shkojmë një jetë të qetë dhe të paqtë me çdo perëndishmëri dhe nder» (1 Tim. 2:2).

Scripture
About this Plan

Kjo është mënyra si duhet ta jetoni jetën: Çdo ditë me radhë. Por ajo që e bën tërë ndryshimin është se si e jetoni çdo ditë. Një mënyrë për t’u siguruar që ditët tona mbi tokë kanë vlerë për Perëndinë është ta mbushim mendjen dhe zemrën tonë me “Fjalën e rrënjosur” që të mund të rritemi me anë të saj. Ky është një libër me përsiatje gjallëruese mbi vargjet e Biblës nga shkrimet e freskëta dhe që e lartësojnë Krishtin nga autori William MacDonald.
More
Ky plan leximi u krijua nga Willian MacDonald. http://asamblejabiblike.al
Related Plans

Built for Impact

Moses: A Journey of Faith and Freedom

Messengers of the Gospel

40 Rockets Tips - Workplace Evangelism (31-37)

Connecting With the Heart of Your Child

Live the Word: 3 Days With Scripture

Sowing God's Word

Peter, James, and John – 3-Day Devotional

Multivitamins - Fuel Your Faith in 5-Minutes (Pt. 3)