Çdo ditë me radhëSample

«Ai që e ka armaturën në trup të mos lavdërohet si ai që e heq» (1 Mbr. 20:11).
Edhe pse këto fjalë u thanë nga një mbret i keq, Ashabi, ato janë fjalë të së vërtetës. Edhe të pabesët thonë ndonjëherë të vërteta.
Mbreti i Sirisë i kishte bërë kërkesa fyese, poshtëruese Ashabit, duke e kërcënuar me katastrofa ushtarake nëse ai nuk i bindej. Por në betejën që pasoi, sirianët u detyruan që të tërhiqeshin dhe mbretit të tyre iu desh që t'ia mbathte për të shpëtuar kokën. Arritja e tij nuk përshtatej me mburrjen e tij.
Teksti i sotëm do të kishte qenë një këshillë e mirë edhe për Goliathin. Kur e pa Davidin që po i afrohej, ai tha: «Eja këtu, dhe unë do t’ia jap mishin tënd shpendëve të qiellit dhe kafshëve të fushave» (1 Sam. 17:44). Por Davidi me lehtësi e rrëzoi atë me një gur të vetëm nga hobeja e tij. Gjiganti ishte mburrur tepër shpejt.
Kur jemi të krishterë të rinj, është e lehtë që ne të mbivlerësojmë aftësitë tona. Ne veprojmë sikur jemi në gjendje ta mundim me një dorë të vetme botën, mishin dhe djallin. Madje ne mund t'i qortojmë të krishterët më të vjetër për dështimin e tyre për të ungjillëzuar botën. Ne do t'u tregojmë atyre se si ta bëjnë këtë! Por mburrja jonë është e parakohshme. Beteja sapo ka filluar dhe ne sillemi sikur ajo të ketë mbaruar.
Gjatë një takimi joformal besimtarësh një mbrëmje, qendra e vëmendjes ishte mbi një predikues të ri të shkëlqyer të pranishëm. Ai e konsideroi mjaft të kënaqshme që të ishte qendra e interesimit. Gjithashtu në këtë grup ishte edhe një mësues i shkollës të së dielës që kishte patur një ndikim të thellë në jetën e tij. Dikush i tha këtij mësuesi: «Ju duhet të jeni mjaft krenar për ish-studentin tuaj». Përgjigjja e tij ishte: «Po, nëse vazhdon mirë deri në fund». Në atë çast, predikuesi i ri mendoi se kjo ishte një notë disi e thartë që të thuhej në një mbrëmje krejt të kënaqshme. Por më vonë, pasi pati perspektivën e viteve, ai kuptoi se ky mësues i vjetër kishte të drejtë. Nuk ka vlerë se si e vesh armaturën. Ajo që ka vlerë është se si e përfundon betejën.
Në fakt, beteja nuk mbaron kurrë në këtë jetë. Ajo nuk do të ketë mbaruar, derisa të qëndrojmë para Kapitenit tonë të madh në qiell. Atëherë do të dëgjojmë vlerësimin e Tij për shërbimin tonë – i vetmi vlerësim që ka vërtet vlerë. Dhe pavarësisht se cili mund të jetë vlerësimi i Tij, ne nuk do të kemi asnjë bazë për mburrje. Ne do të themi me përulësi të përzemërt: «Jemi shërbëtorë të padobishëm. Bëmë atë që kishim detyrë të bënim» (Lu. 17:10).

Scripture
About this Plan

Kjo është mënyra si duhet ta jetoni jetën: Çdo ditë me radhë. Por ajo që e bën tërë ndryshimin është se si e jetoni çdo ditë. Një mënyrë për t’u siguruar që ditët tona mbi tokë kanë vlerë për Perëndinë është ta mbushim mendjen dhe zemrën tonë me “Fjalën e rrënjosur” që të mund të rritemi me anë të saj. Ky është një libër me përsiatje gjallëruese mbi vargjet e Biblës nga shkrimet e freskëta dhe që e lartësojnë Krishtin nga autori William MacDonald.
More
Ky plan leximi u krijua nga Willian MacDonald. http://asamblejabiblike.al
Related Plans

Built for Impact

Moses: A Journey of Faith and Freedom

Messengers of the Gospel

40 Rockets Tips - Workplace Evangelism (31-37)

Connecting With the Heart of Your Child

Live the Word: 3 Days With Scripture

Sowing God's Word

Peter, James, and John – 3-Day Devotional

Multivitamins - Fuel Your Faith in 5-Minutes (Pt. 3)