Çdo ditë me radhëSample

«...bëni të mirë dhe jepni hua pa pasur shpresë për asgjë, dhe shpërblimi juaj do të jetë i madh» (Lu. 6:35).
Këto urdhërime të Zotit tonë i referohen sjelljes sonë ndaj të gjithë njerëzve, të konvertuarve dhe jo të konvertuarve, por le t'i mendojmë ato veçanërisht rreth marrëveshjeve financiare midis individëve të krishterë. Është për të ardhur keq, por e vërtetë, se disa nga konfliktet më serioze midis besimtarëve vijnë për çështje të parave. Nuk duhet të jetë kështu, por fatkeqësisht qëndron ai proverbi i vjetër: kur paratë hyjnë në derë, dashuria del nga dritarja.
Një zgjidhje e thjeshtë do të ishte që t'i ndalonim të gjitha marrëveshjet financiare midis shenjtorëve, por këtë nuk mund ta bëjmë për aq kohë që Bibla thotë: «Jepi kujtdo që kërkon prej teje» dhe «... jepni hua pa pasur shpresë për asgjë» (Lu. 6:30, 35). Kështu që duhet të adoptojmë udhëzime të ndryshme që na aftësojnë për t'iu bindur Fjalës dhe njëkohësisht të shmangim grindjet dhe miqësitë e thyera.
Ne duhet t'i japim çdo rasti nevoje të vërtetë. Dhurata duhet të jetë pa kushte. Ajo nuk duhet ta detyrojë tjetrin në asnjë mënyrë që të na jap votën në një takim të kishës apo të na mbrojë kur e kemi gabim. Ne nuk duhet të përpiqemi që t'i «blejmë» njerëzit me mirësitë tona.
Urdhërimi për t'i dhënë kujtdo që na kërkon ka disa përjashtime. Ne nuk duhet t'i japim askujt për të financuar kumarin, dehjen ose pirjen e duhanit. Ne nuk duhet të japim për të siguruar ndonjë skemë të pamend pasurimi që e ledhaton lakminë e njeriut.
Kur japim për një kauzë të denjë, këtë ne duhet ta bëjmë me qëndrimin se nuk do ta vrasim mendjen nëse paratë nuk do të kthehen kurrë. Mospagimi nuk do të ndikojë miqësinë tonë. Dhe ne nuk duhet të kërkojmë interes mbi huan. Nëse një jude, që jetonte nën ligjin, nuk mund të merrte interes nga një jude tjetër (Lev. 25:35-37), sa më shumë një i krishterë, që jeton nën hir, nuk duhet që të marrë interes nga një besimtar tjetër.
Nëse del një rast kur nuk jemi krejt të sigurt nëse nevoja është e vërtetë, është përgjithësisht më mirë që të kërkojmë plotësimin e nevojës. Nëse duhet të gabojmë, është më mirë që këtë ta bëjmë në anën e hirit.
Kur u japim të tjerëve, ne duhet të përballemi me faktin që marrësit e bamirësisë ndiejnë shpesh fyerje ndaj dhuruesit. Ky është një çmim që duhet të jemi gati ta paguajmë. Kur Disraeli u kujtua një herë se njëfarë burri e urrente, ai tha: «Nuk e di përse. Nuk kam bërë asgjë për të kohët e fundit».

Scripture
About this Plan

Kjo është mënyra si duhet ta jetoni jetën: Çdo ditë me radhë. Por ajo që e bën tërë ndryshimin është se si e jetoni çdo ditë. Një mënyrë për t’u siguruar që ditët tona mbi tokë kanë vlerë për Perëndinë është ta mbushim mendjen dhe zemrën tonë me “Fjalën e rrënjosur” që të mund të rritemi me anë të saj. Ky është një libër me përsiatje gjallëruese mbi vargjet e Biblës nga shkrimet e freskëta dhe që e lartësojnë Krishtin nga autori William MacDonald.
More
Ky plan leximi u krijua nga Willian MacDonald. http://asamblejabiblike.al
Related Plans

Kingdom Parenting

Made New: Rewriting the Story of Rejection Through God's Truth

Hebrews: The Better Way | Video Devotional

Growing Your Faith: A Beginner's Journey

Experiencing Blessing in Transition

Heaven (Part 3)

Be the Man They Need: Manhood According to the Life of Christ

Drawing Closer: An Everyday Guide for Lent

God in 60 Seconds - Fun Fatherhood Moments