Çdo ditë me radhëSample

«...për t’u dhënë atyre një diademë në vend të hirit, vajin e gëzimit në vend të zisë, mantelin e lavdërimit në vend të një fryme të ligështuar» (Isa. 61:3).
Në këtë pjesë madhështore, Mesia përshkruan disa nga këmbimet e mrekullueshme që Ai u jep atyre që e pranojnë Atë. Ai jep bukuri [diademë] për hirin, gëzim për vajtimin [zinë], lavdërim për ligështimin.
Ne i japim Atij hirin e një jete të djegur nga dëfrimi, hirin e një trupi të shkatërruar nga alkooli ose drogat. Ne i japim Atij hirin e viteve të harxhuara në shkretëtirë ose hirin e shpresave të dështura dhe ëndrrave të shkatërruara. Dhe çfarë marrim? Ai na jep bukuri, bukurinë e diademës të shndritshme nusërore. Çfarë këmbimi! «Hamalli i vobektë dhe i lodhur i mëkatit nderohet duke u bërë partneri i Perëndisë së shenjtë! (J. H. Jowett). Maria Magdalena, e kontrolluar nga shtatë demonë, jo vetëm që çlirohet, por bëhet një bijë e Mbretit. Korintasit shkojnë tek Ai me tërë degradimin e tyre dhe u lanë, u shenjtëruan dhe u shfajësuan.
Ne i japim Atij lotët e vajtimit. Këta janë lot si rezultat i mëkatit, i disfatës dhe i dështimit. Lot të shkaktuar nga tragjedia dhe humbja. Lot si rezultat i martesave të shkatërruara dhe fëmijëve të pabindur. A mundet Ai të bëjë ndonjë gjë me këta lot të hidhur e të nxehtë? Po, Ai mund t'i fshijë ata dhe të na japë vajin e gëzimit në vend të tyre. Ai na jep gëzimin e faljes, gëzimin e pranimit, gëzimin e familjes së Tij, gëzimin e gjetjes së arsyes së ekzistencës sonë. Me pak fjala, Ai na jep «gëzimin e festës nusërore [martesore] në vend të mjerimit të rëndë».
Së fundi, Ai heq prej nesh frymën e ligështimit. Ne të gjithë e dimë se si është kjo frymë – barra e fajit, e brejtjes së ndërgjegjes, e turpit dhe e poshtërimit. Fryma e vetmisë, e refuzimit, e tradhtisë. Fryma e frikës dhe e merakut. Ai i merr të gjitha këto dhe na jep mantelin e lavdërimit. Ai vendos në gojën tonë një kantik të ri për të lavdëruar Perëndinë tonë (Psa. 30:3). Gërnjari mbushet me falënderim, blasfemuesi me adhurim.
Diçka e bukur, diçka e mirë,
tërë pështjellimin tim Ai e kupton.
Gjithçka që kisha për t'i ofruar ishte thyerje dhe grindje
dhe Ai bëri diçka të bukur me jetën time.
(Gaither)

Scripture
About this Plan

Kjo është mënyra si duhet ta jetoni jetën: Çdo ditë me radhë. Por ajo që e bën tërë ndryshimin është se si e jetoni çdo ditë. Një mënyrë për t’u siguruar që ditët tona mbi tokë kanë vlerë për Perëndinë është ta mbushim mendjen dhe zemrën tonë me “Fjalën e rrënjosur” që të mund të rritemi me anë të saj. Ky është një libër me përsiatje gjallëruese mbi vargjet e Biblës nga shkrimet e freskëta dhe që e lartësojnë Krishtin nga autori William MacDonald.
More
Ky plan leximi u krijua nga Willian MacDonald. http://asamblejabiblike.al
Related Plans

Time Reset for Christian Moms

Conversation Starters - Film + Faith - Forgiveness, Mentors, Tornadoes & More

Discover God’s Will for Your Life

Ruth: A Story of Choices

Slaying Giants Before They Grow

EquipHer Vol. 26: "How to Break the Cycle of Self-Sabotage"

Drawing Closer: An Everyday Guide for Lent

Made New: Rewriting the Story of Rejection Through God's Truth

EquipHer Vol. 24: "Who’s Economy Are You Working For?"