Çdo ditë me radhëSample

«Sepse ai që mbjell për mish të tij, do të korrë nga mishi i tij prishje» (Gal. 6:8).
Askush nuk mund të mëkatojë dhe të dalë pa u lagur. Pasojat e mëkatit janë jo vetëm të pashmangshme, por edhe tepër të hidhura. Mëkati mund të duket si një mace e parrezikshme, por, përfundimisht, ai të përpin si një luan i pamëshirshëm.
Magjepsjes së supozuar të mëkatit i jepet një trajtim i gjerë. Rrallë e dëgjojmë anën tjetër. Të paktë janë ata që lënë mbrapa një përshkrim të shkatërrimit të tyre si edhe mjerimit pasues.
Një nga autorët më të shndritshëm të Irlandës e bëri. Ky njeri filloi të merrej me vese anormale. Një gjë çoi në një tjetër derisa ai u ngatërrua me gjyqe dhe përfundimisht përfundoi në burg, ku shkroi këtë që vijon:
«Perënditë më kishin dhënë pothuaj gjithçka. Kisha aftësi gjeniale, një emër të shquar, pozitë të lartë sociale, madhështi, guxim intelektual: e bëra artin një filozofi dhe filozofinë një art: ndryshova mendjet e njerëzve dhe ngjyrën e gjërave: nuk kishte asgjë që thashë apo bëra, që nuk i bëri njerëzit të vrisnin mendjen [...] e trajtova Artin si realitetin suprem dhe jetën thjesht si një formë letërsie artistike: zgjova imagjinatën e shekullit tim, aq sa ajo krijoi rreth meje mit dhe legjendë: i mblodha të gjitha sistemet në një frazë dhe çdo ekzistencë në një epigram.
«Bashkë me këto gjëra, kisha gjëra që ishin ndryshe. E lejova veten që të joshej nga magjitë e gjata të shkujdesjes sensuale dhe të pandjenjë. E argëtova veten me të qenit një sehirxhi, një pispilluq, një njeri i modës. E rrethova veten me natyrat më të vogla dhe mendjet më të ulëta. U bëra prishaniku i vetë aftësive të mia gjeniale dhe harxhimi i një rinie të përjetshme më dha një gëzim kureshtar. Duke u lodhur së qeni në lartësitë, shkova qëllimisht në thellësitë në kërkim për ndjenja të reja. Çfarë ishte paradoksi për mua në sferën e mendimit, çoroditja u bë për mua në sferën e pasionit. Dëshira, në fund, ishte një sëmundje ose një çmenduri ose të dyja. U bëra i pakujdesshëm për jetët e të tjerëve. Gjeja kënaqësi atje ku më pëlqente dhe vazhdoja. Harrova se çdo veprim i vogël i një dite të zakonshme e formon ose e prish karakterin dhe, si rrjedhim, atë që dikush e ka bërë në dhomën sekrete do t'i duhet ta shpallë me zë të lartë mbi çati [...] pësova një turp të tmerrshëm».
Eseja ku ai shkroi rrëfimin e mësipërm mban titullin e përshtatshëm, «De Profoundis» - nga thellësitë.

Scripture
About this Plan

Kjo është mënyra si duhet ta jetoni jetën: Çdo ditë me radhë. Por ajo që e bën tërë ndryshimin është se si e jetoni çdo ditë. Një mënyrë për t’u siguruar që ditët tona mbi tokë kanë vlerë për Perëndinë është ta mbushim mendjen dhe zemrën tonë me “Fjalën e rrënjosur” që të mund të rritemi me anë të saj. Ky është një libër me përsiatje gjallëruese mbi vargjet e Biblës nga shkrimet e freskëta dhe që e lartësojnë Krishtin nga autori William MacDonald.
More
Ky plan leximi u krijua nga Willian MacDonald. http://asamblejabiblike.al
Related Plans

HZY | BRP Week 3 - the Role of the Holy Spirit

Tired of Comparing? Finding Your True Worth Beyond Numbers

The Artist's Identity: Rooted and Secure

Numbers: A Faithful God to Unfaithful People | Video Devotional

The Gospel According to Mark: Jesus the Suffering Servant

God’s Strengthening Word: Mercy & Forgiveness

Testimonies of Christian Professionals

What Is a Home For?

Evangelistic Prayer Team Study - How to Be an Authentic Christian at Work