Çdo ditë me radhëSample

«Ai merakoset për ju» (1 Pje. 5:7).
Bibla është vërtet e mbushur me kujtime të kujdesit të mrekullueshëm të Perëndisë për popullin e Tij. Gjatë udhëtimit dyzet vjeçar të Izraelit në shkretëtirë, ata hëngrën ushqim nga qielli (Eks. 16:4), kishin një furnizim të pareshtur uji (1 Kor. 10:4) dhe u pajisën me këpucë që nuk iu vjetruan (LiP. 29:5).
Është e njëjta gjë në shkretëtirën e udhëtimit tonë. Për ta vërtetuar këtë, Zoti ynë na kujton se si kujdesi i Tij për ne është shume herë më i madh se kujdesi i Tij për zogjtë, lulet dhe kafshët. A flet për harabela, për shembull. Ai u siguron ushqimin (Mt. 6:26). As edhe një prej tyre nuk harrohet para Perëndisë (Lu. 12:6). As edhe një prej tyre nuk bie përdhe pa Atë (Mt. 10:29) ose, siç ka thënë H. A. Ajrënsajdi: «Perëndia është i pranishëm në funeralin e çdo harabeli». Sigurisht, morali i tregimit është që ne kemi një vlerë shumë herë më të madhe për Të se shumë harabela (Mt. 10:31).
Nëse Ai i vesh zambakët e fushës më bukur se është veshur ndonjëherë Salomoni, sa më tepër Ai do të na veshë edhe neve (Mt. 6:30). Nëse Ai siguron kujdes për qetë, sa më shumë do të kujdeset Ai për nevojat tona (1 Kor. 9:9).
Duke qenë Kryeprifti ynë, Zoti Jezus i mbart emrat tanë mbi shpatullat e tij – vendi i fuqisë (Eks. 28:9-12) dhe mbi kraharorin e Tij – vendi i dhembshurisë (Eks. 28:15-21). Gjithashtu emrat tanë janë gdhendur në pëllëmbët e duarve të Tij (Isa. 49:16), një fakt që na kujton pashmangshmërisht plagët e gozhdëve që Ai pësoi për ne në Kalvar.
Ai e di numrin e saktë të flokëve në kokën tonë (Mt. 10:30). Ai i numëron lëvizjet tona gjatë natës dhe i regjistron lotët tanë në librin e Tij (Psa. 56:8, RSV).
Kushdo që na prek neve, prek beben e syrit të Tij (Zak. 2:8). Asnjë armë e sajuar kundër nesh nuk mund të ketë sukses (Isa. 54:17).
Ndonëse paganët i mbartin perënditë e tyre mbi kurriz (Isa. 46:7), Perëndia ynë është Ai që i mban të vetët (Isa. 46.4).
Kur ne kalojmë përmes ujërave, lumenjve apo zjarrit, Ai është me ne (Isa. 43:2). Në çdo hidhërim tonin, Ai hidhërohet (Isa. 63:9).
Ai që na mbron nuk dremit dhe nuk fle (Psa. 121:3, 4). Dikush e ka quajtur këtë karakteristikë të Perëndisë «pagjumësia hyjnore».
Bariu i Mirë që e dha jetën e vet për ne nuk do të na refuzojë asnjë të mirë (Gjoni 10:11; Psa. 84:11; Rom. 8:32).
Ai kujdeset për ne nga fillimi i vitit deri në fund (LiP. 11:12). Ai na mban deri në pleqërinë tonë (Isa. 46:4). Në fakt, Ai nuk do të na lërë, as nuk do të na braktisë (Heb. 13:5). Perëndia kujdeset vërtet!

Scripture
About this Plan

Kjo është mënyra si duhet ta jetoni jetën: Çdo ditë me radhë. Por ajo që e bën tërë ndryshimin është se si e jetoni çdo ditë. Një mënyrë për t’u siguruar që ditët tona mbi tokë kanë vlerë për Perëndinë është ta mbushim mendjen dhe zemrën tonë me “Fjalën e rrënjosur” që të mund të rritemi me anë të saj. Ky është një libër me përsiatje gjallëruese mbi vargjet e Biblës nga shkrimet e freskëta dhe që e lartësojnë Krishtin nga autori William MacDonald.
More
Ky plan leximi u krijua nga Willian MacDonald. http://asamblejabiblike.al
Related Plans

Two-Year Chronological Bible Reading Plan (First Year-September)

Journey Through Exodus 1-19

What the Bible Says About Your Credit Score

Hebrews Part 2: Selfish Christianity

Growing Your Faith: A Beginner's Journey

Christosis: Imitating Jesus

Faith in Action: How Faith Transforms the Way You Live

Hope for Every Season With Danny Gokey

Still Before God