Çdo ditë me radhëSample

«Në qoftë se do të kërkoni diçka në emrin tim, unë do ta bëj» (Gjoni 14:14).
Perëndia i përgjigjet lutjes. Ai i përgjigjet asaj pikërisht në të njëjtën mënyrë që do të bënim edhe ne, nëse do të kishim urtësi, dashuri dhe fuqi të pafund. Ndonjëherë Ai na jep atë që dëshirojmë, ndonjëherë Ai na jep diçka më të mirë, por gjithmonë atë për të cilën kemi nevojë. Ai iu përgjigjet shpejt lutjeve; në raste të tjera Ai na mëson të presim me durim.
Perëndia i përgjigjet lutjes; ndonjëherë kur zemrat janë të dobëta,
Ai u jep fëmijëve pikërisht dhuratën që po kërkojnë.
Por shpesh besimi duhet të mësojë një pushim më të thellë,
dhe t'i besojë heshtjes së Perëndisë kur Ai nuk mund të flasë;
yjet mund të shuhen, edhe malet nuk mund të qëndrojnë,
por Perëndia është besnik, premtimet e Tij janë të sigurta
për ata që kërkojnë.
Ka kushte për lutjen. Shpesh ajo që duket si një çek i bardhë («në qoftë se kërkoni diçka») ka kushte të bashkëngjitura («në Emrin tim»). Premtimet e lutjes individuale duhet të shihen në dritën e të gjitha shkrimeve të tjera [biblike] mbi një temë [të caktuar].
Ka mistere në lidhje me lutjen. Është e lehtë që të sajojmë lloj-lloj pyetjesh rreth «pseve» dhe «përseve». Por, në të shumtën e rasteve, ato nuk janë ndërtuese. Është më mirë të lutesh dhe të shohësh Perëndinë duke vepruar, sesa të zgjidhësh të gjitha misteret që kanë të bëjnë me lutjen. Më pëlqen ajo që tha kryepeshkopi Tempëll (Temple): «Kur lutem ndodhin gjëra. Kur s’lutem, ato s’ndodhin».
Kur i lutemi Perëndisë në Emrin e Zotit Jezus, është njëlloj sikur të ishte Ai që po ia parashtronte këto kërkesa Atit. Kjo është ajo që u jep një domethënie dhe fuqi të tillë lutjeve tona. Dhe kjo është arsyeja që nuk i afrohemi kurrë kaq afër plotfuqishmërisë, sesa kur lutemi. Sigurisht, ne nuk do të jemi kurrë të plotfuqishëm, as në përjetësi. Por kur lutemi në Emrin e Zotit Jezus, ne mbështetemi mbi një fuqi të pafund.
Lutja më e mirë vjen nga një nevojë e brendshme dhe e fortë. Kjo do të thotë se sa më shumë që varemi nga Zoti, aq më e efektshme do të jetë jeta tonë e lutjes.
Kur lutemi shohim të ndodhin gjëra që nuk do të ndodhnin kurrë sipas ligjeve të rastit apo të probabilitetit. Jetët tona ingranohen me të mbinatyrshmen. Ato bëhen radioaktive me Frymën e Shenjtë. Dhe kur prekim jetë të tjera, ndodh diçka për Perëndinë.
Ne duhet të jemi si shenjtori që tha: «Unë e mat ndikimin tim nga numri i njerëzve për të cilët lutem dhe nga numri i njerëzve që lutem për mua».

Scripture
About this Plan

Kjo është mënyra si duhet ta jetoni jetën: Çdo ditë me radhë. Por ajo që e bën tërë ndryshimin është se si e jetoni çdo ditë. Një mënyrë për t’u siguruar që ditët tona mbi tokë kanë vlerë për Perëndinë është ta mbushim mendjen dhe zemrën tonë me “Fjalën e rrënjosur” që të mund të rritemi me anë të saj. Ky është një libër me përsiatje gjallëruese mbi vargjet e Biblës nga shkrimet e freskëta dhe që e lartësojnë Krishtin nga autori William MacDonald.
More
Ky plan leximi u krijua nga Willian MacDonald. http://asamblejabiblike.al
Related Plans

The Cultivation of Consistency

When God Is Silent: Finding Faith in the Waiting

From Choke Point to Calling: Finding Freedom With Jesus

EquipHer Vol. 23: "Living With Intentionality"

Lead With Purpose: Kingdom Principles for Entrepreneurs

The Wonder of the Wilderness

Lift Others Up: 3 Days of Encouragement

Acts 18:24-19:22 | You Don't Need to Know It All

Philippians: Joy in Christ