YouVersion Logo
Search Icon

Çdo ditë me radhëSample

Çdo ditë me radhë

DAY 107 OF 366

«...si njerëz që vdesin, por ja, jetojmë» (2 Kor. 6:9).

Bibla është e mbushur me paradokse, domethënë, të vërteta që duken të kundërta me atë që do të supozonim normalisht ose të vërteta që duket se e kundërshtojnë njëra-tjetrën. G. K. Çestertoni (G. K. Chesterton) pohoi se paradoksi është e vërtetë që qëndron në kokën e saj për të tërhequr vëmendjen. Ja disa nga paradokset që përpiqen të tërheqin vëmendjen tonë:

Ne i shpëtojmë jetët tona duke i humbur ato; ne i humbasim jetët tona duke i dashur ato (Marku 8:35).

Ne jemi të fortë kur jemi të dobët (2 Kor. 12:10) dhe të pafuqi në forcën tonë (Gjoni 15:5).

Ne gjejmë liri të përsosur duke u bërë skllevër të Krishtit (2 Kor. 12:10) dhe skllavëri kur jemi të lirë nga zgjedha e Tij (Rom. 6:17-20).

Ne gjejmë më shumë gëzim duke i ndarë ato që kemi [me të tjerët], sesa gjejmë kur marrim më shumë. Ose, me fjalët e Zotit tonë, «Ka më shumë lumturi të japësh, sesa të marrësh» (Vep. 20:35).

Ne e shtojmë atë që kemi duke e shpërndarë dhe përjetojmë varfëri nga grumbullimi i saj (Fja. 11:24).

Ne kemi një natyrë të re që nuk mund të mëkatojë (1 Gjonit 3:9), mirëpo çdo gjë që bëjmë është e njollosur me mëkat (1 Gjonit 1:8).

Ne mposhtim duke u dorëzuar (Zan. 32:24-28) dhe përjetojmë disfatë duke luftuar (1 Pje. 5:5c).

Ne ulemi kur e lartësojmë vetveten, por Ai na lartëson kur ne e ulim vetveten (Lu. 14:11).

Ne zgjerohemi nga shtrëngimet (Psa. 4:1, JND) dhe tkurremi nga begatia [prosperiteti] (Jer. 48:11).

Ne mund të zotërojmë gjithçka, dhe prapë të mos kemi kurrgjë; ne mund të jemi të varfër, por shumë veta i bëjmë të pasur (2 Kor. 6:10).

Kur jemi të mençur (në këndvështrimin e njerëzve) atëherë ne jemi të marrë (në sytë e Perëndisë, por kur jemi të marrë për hir të Krishtit, atëherë ne jemi me të vërtetë të mençur (1 Kor. 1:20, 21).

Jeta e besimit sjell çlirim nga shqetësimi dhe meraku; jeta e shikimit sjell frikën e humbjes përmes tenjës, ndryshkut dhe vjedhësve (Mt. 6:19).

Poeti e sheh jetën e krishterë si një paradoks nga fillimi në fund:

Sa i çuditshëm është drejtimi që duhet të marrë një njeri,
sa i pështjelluar është shtegu ku duhet të shkelë;
shpresa e lumturisë së tij shtohet nga frika,
dhe jetën ai e merr nga vdekja.
Pretendimet më të sinqerta duhet të braktisë krejt,
dhe vendimet e tij më të mira duhet të kryqëzohen;
as nuk mund të presë që të jetë përsosurisht i shpëtuar
derisa ta shohë veten plotësisht të humbur.
Kur e gjithë kjo të ketë ndodhur dhe të sigurohet në zemër
për faljen e plotë të mëkateve;
kur falja e tij është firmosur dhe paqja është siguruar,
nga ai moment konflikti i tij fillon. (E zgjedhur).

About this Plan

Çdo ditë me radhë

Kjo është mënyra si duhet ta jetoni jetën: Çdo ditë me radhë. Por ajo që e bën tërë ndryshimin është se si e jetoni çdo ditë. Një mënyrë për t’u siguruar që ditët tona mbi tokë kanë vlerë për Perëndinë është ta mbushim mendjen dhe zemrën tonë me “Fjalën e rrënjosur” që të mund të rritemi me anë të saj. Ky është një libër me përsiatje gjallëruese mbi vargjet e Biblës nga shkrimet e freskëta dhe që e lartësojnë Krishtin nga autori William MacDonald.

More

Ky plan leximi u krijua nga Willian MacDonald. http://asamblejabiblike.al