Çdo ditë me radhëSample

«Jua shkrova këto gjëra juve që besoni në emrin e Birit të Perëndisë, që të dini se keni jetën e përjetshme dhe që të besoni në emrin e Birit të Perëndisë» (1 Gjonit 5:13).
Disa prej nesh do t'i jenë përjetësisht mirënjohës Perëndisë për këtë varg, sepse na ka mësuar se siguria e shpëtimit vjen para së gjithash përmes Fjalës së Perëndisë dhe jo përmes ndjenjave. Bibla u shkrua, midis arsyeve të tjera, që ata të cilët besojnë në Emrin e Birit të Perëndisë të dinë se kanë jetë të përjetshme.
Ne mund të jemi mirënjohës se siguria nuk vjen përmes ndjenjave, pasi ato lëkunden në çdo ditë që kalon. “Perëndia nuk i kërkon shpirtit të thotë, “Falë Zotit ndjehem kaq mirë”, por e kthen syrin në një tjetër drejtim, te Jezusi dhe te Fjala e Tij”. Kur dikush e pyeti njëherë Martin Luterin: “A ndiheni se mëkatet të janë falur?”, ai iu përgjigj: “Jo, por jam po aq i sigurt për këtë sa për ekzistencën e një Zoti në qiell. Sepse ndjenjat vijnë dhe shkojnë/ dhe ndjenjat të mashtrojnë/ siguria ime është Fjala e Perëndisë/ asgjë tjetër s'ia vlen të besojmë”. C. I. Skofildi na kujton se “shfajësimi ndodh në mendjen e Perëndisë dhe jo në sistemin nervor të besimtarit”. H. A. Ajrënsajdi thoshte: «Nuk e di që jam i shpëtuar, ngaqë ndjehem i lumtur, por ndjehem i lumtur, ngaqë jam i shpëtuar». Dhe ai e dinte që ishte i shpëtuar nga Fjala e shkruar e Perëndisë.
Kur lexojmë se vetë Fryma i dëshmon frymës sonë se ne jemi bijtë e Perëndisë (Rom. 8:16), ne duhet të kujtojmë se Fryma na dëshmon kryesisht përmes Shkrimit. Ne lexojmë, për shembull, te Gjoni 6:47 - “Kush beson në mua ka jetë të përjetshme”. Ne e dimë se kemi besuar në Krishtin për shpëtimin tonë të përjetshëm; Ai është shpresa jonë e vetme për qiellin. Prandaj Fryma e Perëndisë na dëshmon përmes këtij vargu se ne jemi bij të Perëndisë.
Sigurisht, ka mënyra të tjera për t'u siguruar. Ne e dimë që jemi shpëtuar, sepse i duam vëllezërit; sepse e urrejmë mëkatin dhe praktikojmë drejtësinë; sepse e duam Fjalën e Perëndisë; dhe sepse ne kemi instinktin e lutjes. Por mënyra e parë dhe themelore e sigurisë është gjëja më e sigurt, më e besueshme në univers, Fjala e Perëndisë. Xhorxh Katingu (George Cutting) e tha shumë mirë në traktin e tij të paharrueshëm, “Mbrojtje, siguri dhe gëzim”: “Është gjaku ai që na mbron. Është Fjala ajo që na siguron”.

Scripture
About this Plan

Kjo është mënyra si duhet ta jetoni jetën: Çdo ditë me radhë. Por ajo që e bën tërë ndryshimin është se si e jetoni çdo ditë. Një mënyrë për t’u siguruar që ditët tona mbi tokë kanë vlerë për Perëndinë është ta mbushim mendjen dhe zemrën tonë me “Fjalën e rrënjosur” që të mund të rritemi me anë të saj. Ky është një libër me përsiatje gjallëruese mbi vargjet e Biblës nga shkrimet e freskëta dhe që e lartësojnë Krishtin nga autori William MacDonald.
More
Ky plan leximi u krijua nga Willian MacDonald. http://asamblejabiblike.al
Related Plans

The Greatest of Joys

It Is Well

A Practical Guide for Transformative Growth Part 3

What Is the Fear of the Lord?

Living Above Labels

Small Yes, Big Miracles: What the Story of the World's Most Downloaded Bible App Teaches Us

Healing Family Relationships Through Boundaries

Ruth: A Story of Choices

"An INVITATION to FOLLOW : A 5-Day Journey Into Discipleship"