Solid Joys ShqipSample

Më i mirë se Everesti
“Dhe ne e dimë se të gjitha gjërat bashkëveprojnë për të mirë për ata që e duan Perëndinë, për ata që janë të thirrur sipas qëllimit të tij.” (Romakëve 8:28)
Nëse jeton brenda këtij premtimi të pamasë, jeta jote do të jetë më e qëndrueshme dhe më e palëkundur se mali Everest.
Nëse je brenda mureve të Romakëve 8:28, asgjë nuk mund të të rrëzojë. Jashtë Romakëve 8:28, gjithçka është konfuzion, ankth, frikë dhe pasiguri. Jashtë premtimit të hirit të ardhshëm e gjithëpërfshirës të Perëndisë, gjenden shtëpitë prej kashte të drogës, pornografisë dhe të dhjetëra shpërqendrimeve të kota. Gjejmë dhe gardhe e çati llamarine nga investime të dobëta, siguracione të paqëndrueshme dhe plane joserioze për pensionin. Ka fortifikime kartoni me kyçe të sigurt, me sisteme alarmi dhe kundërraketa. Jashtë këtij premtimi ka një mijë zëvendësime për Romakëve 8:28.
Sapo të kalosh përmes derës së dashurisë, në kështjellën masive dhe të palëkundshme të Romakëve 8:28, gjithçka ndryshon. Në jetën tënde ka qëndrueshmëri, thellësi dhe liri. Thjesht nuk mund të rrëzohesh më. Siguria që një Perëndi sovran qeveris për të mirën tënde të gjithë dhimbjen dhe kënaqësinë që do të përjetosh ndonjëherë, është një strehë, siguri, shpresë dhe fuqi e pakrahasueshme në jetën tënde.
Kur njerëzit e Perëndisë jetojnë me anë të hirit të ardhshëm të Romakëve 8:28—nga foshnjëria e deri në pleqëri—ata janë njerëzit më të lirë, më të fortë dhe më bujarë në botë.
Drita e tyre shkëlqen dhe ata i japin lavdi Atit të tyre që është në qiej (Mateu 5:16).
Scripture
About this Plan

"Solid Joys" janë lexime devocionale të shkruara nga autori John Piper. Këto lexime të shkurtra dhe domethënëse do të ta shtojnë gëzimin në Jezusin çdo ditë të vitit.
More
Related Plans

7 Days of Bible Promises for Graduates

Liturgies for Wholeness

Peace Be With You!

A Kid's Guide To: Doing Hard Things With God

What Do You Want From Me?

From Now On

Even if He Doesn't

A Road Map for Life | Returning to the Truth of God's Word

The Life of Jonah
