YouVersion Logo
Search Icon

Solid Joys ShqipSample

Solid Joys Shqip

DAY 275 OF 366


Objekti i kënaqësisë së plotë

Gjej kënaqësinë tënde në ZOTIN dhe ai do të plotësojë dëshirat e zemrës sate. (Psalmi 37:4)

Kërkimi i kënaqësisë nuk është me zgjedhje, por na është urdhëruar (në Psalmet): “Gjej kënaqësinë tënde në ZOTIN dhe ai do të plotësojë dëshirat e zemrës sate” (Psalmi 37:4).

Psalmisti kërkoi të bënte pikërisht këtë gjë: “Ashtu si drenusha ka një dëshirë të madhe për rrëketë e ujit, kështu shpirti im ka një dëshirë të zjarrtë për ty, o Perëndi. Shpirti im ka një etje të madhe për Perëndinë, për Perëndinë e gjallë” (Psalmi 42:1-2). “Shpirti im është i etur për ty; ty të dëshiron mishi im në tokë të thatë dhe të djegur, pa ujë” (Psalmi 63:1).

Motivi i etjes ka përmbushjen e vet të kënaqshme kur psalmisti thotë se njerëzit “ngopen me bollëkun e shtëpisë sate dhe ti u heq etjen në përroin e kënaqësive të tua” (Psalmi 36:8).

Kam zbuluar se mirësia e Perëndisë, vetë themeli i adhurimit, nuk është diçka që ti e nderon i shtyrë nga njëfarë droje pa kurrfarë interesi. Jo, ajo duhet shijuar: “Provojeni dhe shihni sa i mirë është ZOTI” (Psalmi 34:8). Provojeni. Provojeni dhe shihni!

“Sa të ëmbla janë fjalët e tua në gojën time! Janë më të ëmbla se mjalti në gojën time” (Psalmi 119:103).

Siç thotë edhe C. S. Lewis: Perëndia, në Psalmet, është “Objekti i gjithëkënaqshëm.” Populli i Tij e adhuron pa turp për gëzimin e pamasë, që gjejnë tek Ai (Psalmi 43:4). Ai është burimi i kënaqësisë së plotë dhe të pafundme: “Ka plot gëzim në praninë tënde; në të djathtën tënde ka kënaqësi në përjetësi” (Psalmi 16:11).

Scripture