Solid Joys ShqipSample

Hiri është falje—dhe fuqi!
Por me anë të hirit të Perëndisë jam ai që jam; dhe hiri i tij ndaj meje nuk qe i kotë, madje, jam munduar më shumë se gjithë të tjerët, jo unë, por hiri i Perëndisë me mua. (1 e Korintasve 15:10)
Hiri nuk është thjesht butësi kur ne mëkatojmë. Hiri është dhurata dhe fuqia aftësuese e Perëndisë për të mos mëkatuar. Hiri është fuqi, jo thjesht falje.
Kjo është e qartë, për shembull, te 1 e Korintasve 15:10. Pali e përshkruan hirin si fuqinë aftësuese të punës së tij. Hiri nuk është thjesht falja e mëkateve të tij; por është fuqia për të këmbëngulur në bindje. “Jam munduar më shumë se gjithë të tjerët, jo unë, por hiri i Perëndisë me mua.”
Prandaj, përpjekja që bëjmë për t’iu bindur Perëndisë nuk është një përpjekje e bërë në forcën tonë, por “në forcën që i jep Perëndia—që në gjithçka të përlëvdohet Perëndia” (1 e Pjetrit 4:11). Kjo është bindja e besimit. Bindja e besimit në fuqinë e hirshme dhe gjithmonë të pranishme të Perëndisë për të na aftësuar të bëjmë atë që duhet të bëjmë.
Pali e konfirmon këtë te 2 e Thesalonikasve 1:11-12 duke e quajtur çdo vepër tonën të mirësisë një “vepër besimi”, dhe duke thënë se lavdia që kjo i sjell Jezusit është “sipas hirit të Perëndisë”, sepse ndodh “me fuqinë e tij”. Mbaj vesh për të gjitha ato fraza:
Për këtë ne gjithnjë po lutemi për ju, që Perëndia ynë t’ju quajë të denjë për këtë thirrje dhe të përmbushë çdo pëlqim të mirësisë së Tij, edhe veprën e besimit me fuqi, që të lëvdohet emri i Zotit tonë Jezu Krisht në ju dhe ju në Të, sipas hirit të Perëndisë sonë dhe të Zotit Jezu Krisht.
Bindja që i jep Perëndisë kënaqësi prodhohet nga fuqia e hirit të Perëndisë përmes besimit. E njëjta dinamikë vepron në çdo fazë të jetës së krishterë. Fuqia e hirit të Perëndisë që shpëton përmes besimit (Efesianëve 2:8) është e njëjta fuqi e hirit të Perëndisë që shenjtëron përmes besimit.
Scripture
About this Plan

"Solid Joys" janë lexime devocionale të shkruara nga autori John Piper. Këto lexime të shkurtra dhe domethënëse do të ta shtojnë gëzimin në Jezusin çdo ditë të vitit.
More
Related Plans

Prayer - Empowered to Go

The Effective Mom 5-Day Devotional for the Busy Mom

Kingdom Virtues

Dare to Dream

Why You Feel Broke and Why Scrolling Makes You Poor

The Law, the Christ, the Promise With R. L. Solberg

Hero Worship

God in 60 Seconds - Workplace

Workplace Witness
