YouVersion Logo
Search Icon

Të Dëgjosh Nga Perëndia Çdo MëngjesSample

Të Dëgjosh Nga Perëndia Çdo Mëngjes

DAY 12 OF 14

Perëndia I Flet Miqve Të Tij

Dhe Zoti tha: «A do t’ia fsheh unë Abrahamit [mikut dhe shërbëtorit Tim] atë që kam për të bërë, (Zanafilla 18:17)

Ndoshta askush nuk quhet më shpesh si "miku i Zotit" sesa Abrahami. Ndërsa Bibla e quan Davidin si “ njeriu sipas zemrës së Perëndisë” dhe Gjoninsi “dishepulli që Jezusi e donte,” Abrahami ka nderin e veçantë të quhet miku i Perëndisë në më shumë se një vend në Shkrim.

Kur Perëndia vendos të ekzekutojë gjykimin mbi ligësinë e popullit të Sodomos dhe Gomorrës, Ai i tha Abrahamit çfarë kishte planifikuar të bënte.

Në një miqësi, njerëzit i thonë njëri tjetrit se çfarë do të bëjnë. Për shkak se Perëndia e konsideronte Abrahamin si mikun e Tij, i tregoi Atij se çfarë do të bënte – njësoi siç i tregon ti miqve të tu se çfarë do të bësh. Kur Abrahami dëgjoi për shkatërrimin që Perëndia synonte të çlironte kundër Sodomës dhe Gomorrës, ai “ iu afrua dhe i tha ‘Do të zhdukësh të drejtin së bashku me të paudhin?’” (Zanafilla 18:23). Ashtu si Zoti i kishte ndarë planet e Tij me Abrahamin sepse ata ishin miq, Abrahami "iu afrua" Perëndisë dhe foli hapur dhe me guxim për planet e Tij - sepse ata ishin miq. Ata kishin një marrëdhënie në të cilën mund të komunikonin lirisht; ata mund të flisnin hapur. Marrëdhënia e ngushtë që Abrahami kishte me Perëndinë vjen nga të qenit i sigurtë në dashurinë e Tij.

Perëndia dëshiron të jetë miku yt gjithashtu – të t’flasë ty dhe të dëgjojë atë që ti do t’i thuash. Fillo sot të pranoshnë një mënyrë të re faktin që ti je miku i Perëndisë dhe mund ti afrohesh Atij si i tillë .

FJALA E PERËNDISË PËR SOT: Zhvilloninjë marrëdhënie mePerëndinë në të cilën mund t’i flisni lirisht Atij dhe mund të dëgjoni lehtësisht çfarë Ai do t’ju flasë.

Scripture