Lajm i mirë, gëzim i madh: 25 lexime devocionale për AdventinSample

Ar, livandë dhe mirrë
Perëndia nuk shërbehet prej duarve të njerëzve sikur të kishte nevojë për ndonjë gjë (Veprat 17:25). Dhuratat e dijetarëve nuk iu dhanë Jezusit për ta ndihmuar apo për t’ia plotësuar nevojat. Ishte çnderuese për një monark që vizitorë të huaj t’i sillnin pako me dhurata mbretërore.
Këto dhurata nuk ishin as formë ryshfeti. Ligji i Përtërirë 10:17 thotë se Perëndia nuk merr ryshfete. Epo, çfarë kuptimi kanë ato vallë? Si na qenkan adhurim?
Dhuratat që u jepen njerëzve të pasur dhe që kanë mjaftueshëm, tregojnë një jehonë dhe intensifikim të dëshirës së dhuruesit për të treguar sa i mrekullueshëm është personi që po i dhurohen këto dhurata. Në njëfarë kuptimi, t’i japësh dhurata Krishtit është si agjërimi–të privosh veten nga diçka për të treguar se Krishti është më i vlefshëm nga ajo që po e privon veten.
Kur i jep një dhuratë Krishtit, është si t’i thuash: “Gëzimi që po kërkoj (Mateu 2:10 thotë: “Por, kur e panë yllin, u gëzuan me gëzim shumë të madh”), nuk është shpresa që të bëhem i pasur duke shkëmbyer dhurata me Ty apo duke biseduar për ndonjë pagesë. Nuk kam ardhur te Ti për gjërat e Tua, por për Ty.
Këtë dëshirë po e intensifikoj dhe po e demonstroj duke dorëzuar gjëra, me shpresën që do të kënaqem më tepër me Ty. Duke të dhënë Ty atë për të cilën nuk ke nevojë, por me të cilën mund të kënaqem, po them me më tepër vërtetësi dhe dëshirë: ‘Ti je thesari im dhe jo këto gjëra.’”
Mendoj se kjo është ajo çfarë do të thotë ta adhurosh Perëndinë me dhurata ari, livande dhe mirre. Apo me çfarëdolloj gjëje tjetër që mund të mendojmë t’i japim Perëndisë.
Zgjoftë Perëndia brenda nesh një dëshirë për vetë Krishtin dhe thënçim edhe ne nga zemra: “Zot Jezus, Ti je Mesia, Mbreti i Izraelit. Të gjitha kombet do të vijnë dhe do të përulen para Teje. Perëndia vë në lëvizje gjithë botën, për t’u siguruar që të adhurohesh. Prandaj çfarëdolloj kundërshtimi që mund të has, me gëzim të jap autoritetin dhe dinjitetin Ty, dhe të sjell dhuratat e mia për të thënë se vetëm Ti mund ta kënaqësh zemrën time.”
Scripture
About this Plan

Adventi ka të bëjë me adhurimin e Jezusit. Zhytuni për disa çaste çdo ditë dhe largohuni me diçka që do ta ushqejë gëzimin tuaj në Perëndinë gjatë kësaj stine Krishtlindjeje.
More
Related Plans

1 Samuel | Chapter Summaries + Study Questions

Journey Through Jeremiah & Lamentations

POWER UP: 5 Days of Inspiration for Connecting to God's Power

Battling Addiction

Overcoming Offense

Journey Through Minor Prophets, Part 2

2 Chronicles | Chapter Summaries + Study Questions

GRACE Abounds for the Spouse

Forever Open: A Pilgrimage of the Heart
