Lajm i mirë, gëzim i madh: 25 lexime devocionale për AdventinSample

Realiteti përfundimtar ka ardhur
E thamë dhe më herët, por ka akoma. Krishtlindja është zëvendësimi i hijeve me atë që është e vërtetë. Hebrenjve 8:1-2, 5 është pak a shumë një deklaratë përmbledhëse. Ideja është që prifti, i cili ndërmjetëson për ne para Perëndisë, që na bën të drejtë para Tij dhe që i lutet Perëndisë për ne, nuk është një prift i zakonshëm, i dobët, mëkatar dhe vdekatar, si në kohën e Dhiatës së Vjetër. Ai është Biri i Perëndisë–i fortë, pa mëkat dhe me një jetë të pashkatërrueshme.
Jo vetëm kaq, por Ai nuk po shërben në një tabernakull tokësor, me tërë kufizimet e vendit dhe madhësisë, një tabernakull që shkatërrohet, që brehet prej tenjës, që laget, digjet dhe vidhet. Jo, Hebrenjve 8:2 thotë se Krishti po shërben për ne në “tabernakullin e vërtetë, të cilin e ngriti Perëndia e jo njeriu”. Kjo nuk është hije, kjo është diçka reale në qiell. Ky është realiteti, hija e të cilit ra mbi Malin Sinai që Moisiu ta kopjonte.
Sipas Hebrenjve 8:1, diçka tjetër madhështore për realitetin që është më i madh se hija, është se Kryeprifti ynë është ulur në të djathtë të Madhërisë në qiej. Asnjë prift i Dhiatës së Vjetër nuk mund ta thoshte dot kurrë këtë gjë.
Jezusi merret drejtpërdrejt me Perëndinë Atë. Ai ka një vend nderi përkrah Perëndisë. Ai është i dashur dhe i respektuar pafundësisht prej Perëndisë. Jezusi është vazhdimisht me Perëndinë. Kjo nuk është hija e realitetit siç ishin perdet, legenët, tryezat, qirinjtë, rrobat, kupat, delet, dhitë dhe pëllumbat. Ky është realiteti final dhe përfundimtar: Perëndia dhe Biri i Tij që bashkëveprojnë në dashuri dhe shenjtëri për shpëtimin tonë të përjetshëm.
Realiteti përfundimtar ka të bëjë me personat e Hyjnisë, të cilët janë në marrëdhënie bashkëveprimi me njëri-tjetrin për manifestimin e madhështisë, shenjtërisë, dashurisë, drejtësisë, mirësisë dhe së vërtetës së tyre në një popull të shpenguar.
Scripture
About this Plan

Adventi ka të bëjë me adhurimin e Jezusit. Zhytuni për disa çaste çdo ditë dhe largohuni me diçka që do ta ushqejë gëzimin tuaj në Perëndinë gjatë kësaj stine Krishtlindjeje.
More
Related Plans

1 Samuel | Chapter Summaries + Study Questions

Journey Through Jeremiah & Lamentations

POWER UP: 5 Days of Inspiration for Connecting to God's Power

Battling Addiction

Overcoming Offense

Journey Through Minor Prophets, Part 2

2 Chronicles | Chapter Summaries + Study Questions

GRACE Abounds for the Spouse

Forever Open: A Pilgrimage of the Heart
