LLUKËSË Krej 23.

Krej 23.
1Atëherë gjithë shumica e atyreve u ngrenë, edhe e prunë te Pillati.
2Edhe zunë t’e përflasënë, tuke thënë, se: Këtë e gjetëm tuke këthyerë prapë kombinë, edhe tuke përmbajturë t’i apënë Qesarit paga, tuke thënë për vetëhen’ e ti se është Krishti mbëret.”
3Edhe Pillati e pyeti, tuke thënë: “Ti je mbëreti i Judhenjet?” Edhe ay u përgjeq e i tha: “Ti po thua.”
4Edhe Pillati u tha kryepriftëret edhe gjëndëjesë: “Nukë gjenj ndonjë faj te kyj njeri.”
5Po ata qëndroninë mbë fialët, tuke thënë, se: “Trazon llauzinë, tuke mësuarë ndëpër gjithë Judhenë, tuke zënë që nga Galilea gjer këtu.”
6Edhe Pillati kur ndigjoj Galilenë, pyeti ndë ësht’ ay njeri Galileas.
7Edhe kur e mori vesh se ishte prej vëndit pushtetit Irodhit, e dërgoj te Irodhi, sepse edhe ay ishte ndë Jerusalim ato dit.
8Edhe Irodhi kur pa Jisunë, u gëzua fort, se kish mjaft kohë që doj t’e shihte, sepse kishte ndigjuarë shumë punë për atë; edhe shpërente të shihte ndonjë shenjë të bënej prej ati.
9Edhe e pyeste me shumë fialë; po ay nuk’ i përgjigjej asgjë.
10Edhe kryepriftërit’ e shkronjësitë rrininë tuke përfolur’ atë fort shumë.
11Edhe Irodhi bashkë me ushtëtorët’ e ti e bëri për asgjë, edhe e përqeshi; edhe i veshi një rrobe të ndriçime, edhe e dërgoj përsëri te Pillati.
12Edhe nd’ atë ditë Pillati edhe Irodhi u bënë miq njëri me jatrinë; sepse përpara ishinë nd’arëmiqësi njëri me jatrinë.
13Edhe Pillati si thirri bashkë kryepriftërit’ edhe të parët’ e llauzit, u tha atyre:
14“Prutë këtë njeri tek unë, se trazon llauzë; edhe na unë tek e gjykova përpara jush, edhe nukë gjeta ndonjë faj te kyj njeri për sa të përfolura thoni kundrë ati.
15Po as Irodhi; sepse u dërgova juve tek ay, edhe na te s’ka bërë ndonjë punë me udhë për vdekëje.
16Passi ta mundonj pra, do t’e lëshonj.”
17Edhe ishte nevojë për të lëshuarë një një njeri prej burgut për të kremte.
18Edhe gjithë shumica bërtitnë, tuke thënë: “Ngreje këtë, edhe na lësho Varavanë”;
19I cili ishte hedhurë ndë burk për një trazim që kishte bërë ndë qytet, edhe për vrasëje.
20Përsëri pra Pilati u foli atyre, sepse donte t’e lëshonte Jisunë.
21Po ata thërritinë, tuke thënë:
22“Kryqëzoje, kryqëzoje!” Edhe ay për së treti u tha atyre: “Përse, ç’të keqe bëri kyj? Nukë gjeta asndonjë faj tek ay për vdekëje; passi ta mundonj pra, do t’e lëshonj.”
23Po ata qëndroninë me zë të math, tuke kërkuarë të kryqëzonetë; edhe zëret’ e atyreve edhe të kryepriftëret zijnë vënt.
24Edhe Pillati e gjykoj me udhë të bënej ç’kërkonin ata.
25Edhe u lëshoj atyre atë që ishte hedhurë ndë burk për trazim e për vrasëje, të cilin’ e kërkoninë, edhe u dha atyre ndër duar Jisunë t’i bëninë si të dojnë.
26Edhe si u nxuarnë jashtë, zunë një farë Simon Qirineas, tuke ardhë nga ara, edhe i vunë kryqnë mbë krahë, që t’e sillte prapa Jisujt.
27Edhe i vininë prapa shumë shumicë llauzi, e grash, të cilatë edhe ndukeshin’ e qjaninë për atë.
28Po Jisuj u këthye e u tha atyre: “Bijat e Jerusalimit, mos qjani për mua, po qjani për vetëhenë tuaj edhe për djemt tuaj.
29Sepse na te po vinjënë dit, që të thoni: Lum shterpatë, edhe ata barqe që nukë puallnë, edhe ata gjij që nukë dhanë sisë.
30Atëherë do të zënë t’u thonë malevet: Biri mbi ne; edhe kodravet: Na mbuloni.
31Sepse ndë qoftë se mbë drun’ e njomë bënjënë këto, mbë të thatënë ç’do të bënetë?”
32Po silleshin’ edhe dy të tierë keq-bërës, të vriteshinë bashkë me atë.
33Edhe kur erdhë ndë vënt që qjuhet’ i Kresë, atie kryqëzuan’ atë, edhe ata keqbërësitë, njërinë mbë të diathtë, edhe tiatrinë mbë të mëngjërë. Edhe Jisuj thoshte:
34“O Atë, ndëjei ata; sepse nukë dinë se ç’bënjënë.” Edhe ata si ndanë rrobet’ e ati, shtynë shortë.
35Edhe llauzi rrij e po vështronte. Edhe të parët’ e përqeshinë bashkë me ata, tuke thënë: “Të tierë shpëtoj; le të shpëtonjë veten’ e ti, ndë qoftë kyj Krishti, i sgjedhuri i Perëndisë.”
36Edhe e përqeshin’ atë edhe ushtëtorëtë, edhe afroneshin’ e i bijnë uthullë, edhe thoshinë:
37“Ndë je ti mbëreti i Judhenjet, shpëto vetenë tënde.”
38Edhe ishte shkruarë mbi atë edhe një përmbishkronjë me shkronja greqishte e Romanishte e Evraishte: K y j ë s h t ë m b ë r e t i i J u d h e n j e t.
39Edhe një nga ata keqbërësitë që ishinë varë, vllasfimiste atë, tuke thënë: “Ndë je ti Krishti, shpëto vetëhenë tënde edhe neve.”
40Po tiatri u përgjeq, edhe qërtoj atë, tuke thënë: “As po s’i ke frikë Perëndisë ti, se je ndë një mundim me atë?
41Edhe nave me udhëvuajmë; sepse marrmë shpagim sikundrë na vëjen për sa punuam; po kyj nukë punoj ndonjë gjë pa vënt.”
42Pastaj i thoshte Jisujt: “Kujtomë, o Zot, kur të vinç ndë mbëretërit tënde.”
43Edhe Jisuj i tha: “Me të vërtetë po të them, Sot do të jesh bashkë me mua ndë paradhis.”
44Edhe ishte sindonja gjashtë orë, edhe u bë errësirë mbë gjithë dhenë gjer mbë nëntë orë.
45Edhe dielli u err; edhe kurtina e tempullit u çqye për mesi.
46Edhe Jisuj thirri me zë të math, e tha: “O Atë, ndër duar të tua ap shpirtinë tim.” Edhe si tha këto, dha shpirtinë.
47Edhe kryeqindësi, kur pa se ç’u bë, lavduroj Perëndinë, tuke thënë: “Me të vërtetë kyj njeri pasëka qënë i drejtë.”
48Edhe gjithë gjëndëja që kishin’ ardhurë bashkë për të vënë re, kur panë se ç’u bë, këtheheshinë tuke rrahurë krahërorët’ e tyre.
49Edhe gjith’ ata që e njihin’ atë kishinë ndënjurë për së largu, edhe ato gra që kishin’ ardhurë bashkë pas ati nga Galilea, tuke vështruarë këto punë.
50Edhe navoka një burrë që qjuhej Josif, i cili ishte gjykatës, njeri i mirë e i drejtë,
51(Kyj nukë pat ndenjurë bashkë ndë këshillët e ndë punët t’atyreve) nga Arimathea, qyteti i Judhenjet, edhe priste mbëretërin’ e Perëndisë edhe ay,
52Kyj erdhi përanë Pillatit, edhe lypi trupin’e Jisujt.
53Edhe si e sbriti, e pshtolli me pëlhurë, edhe e vuri ndë një varr të gdhëndurë, që aty asnjë s’ishte vënë kurrë ndonjë herë.
54Edhe ishte dit’ e prëmte, edhe gdhihej e shëtunë.
55E i vanë prapa edhe gra, të cilatë kishin’ ardhurë bashkë me atë nga Galilea, e panë varrinë, edhe se si u vu trupi ati atie.
56Edhe u këthyen’ e bënë gati erëra të mira e vajëra ere; edhe të shëtunë u prëjtnë pas porosisënomit.

ទើបបានជ្រើសរើសហើយ៖

LLUKËSË Krej 23.: DERKK79

គំនូស​ចំណាំ

ចែក​រំលែក

ចម្លង

None

ចង់ឱ្យគំនូសពណ៌ដែលបានរក្សាទុករបស់អ្នក មាននៅលើគ្រប់ឧបករណ៍ទាំងអស់មែនទេ? ចុះឈ្មោះប្រើ ឬចុះឈ្មោះចូល