LLUKËSË Krej 17.
Krej 17.
1Edhe u tha nxënëset: “S’ka se si të mos vinjënë skandhalitë; po mier ay që vinjënë prej ati!
2Më mirë është për atë t’i varetë një gur mulliri ndë qafë të ti, edhe të hidhetë ndë det, se të skandhalisnjë një nga këta të vegjëlitë.
3Kini kujdes vetëhesë tuaj. Edhe ndë të bëftë faj yt vëlla, qërtoje; edhe ndë u pendoftë, falia.
4Edhe ndë të bëftë faj shtatë herë ndë ditët, edhe të këthenetë shtatë herë ndë ditët, e të thotë: Pendonem, t’ia falç.”
5Edhe apostojt’ i thanë Zotit: “Shto-na besënë.”
6Edhe Zoti tha: “Të kishitë besë sa një koqe sinapi, do t’i thoshitë këti drurit manit: Shkulu së-këtejmi, edhe mbillu ndë det, edhe do t’u ndigjonte juve.
7Edhe cili prej jush, të ketë një shërbëtuar që lëron, a ruan dhëntë, do t’i thotë: përnjëherë, kur këthenetë nga ara: Shko e rri të hash.
8Apo nukë do t’i thotë: Bën gati ç’të ha për darkë, edhe përvishu e shërbemë, gjersa të ha e të pi, edhe pastaj do të hash e do të pish ti?
9Mos ia di për nder ati shërbëtori, sepse bëri ato që e pat urdhëruarë?
10Nukë më duketë. Kështu edhe ju, kur të bëni gjith’ ato që u kanë urdhëruarë juve, thoni, se: Jemi shërbëtorë të pavëjyerë; sepse bëm atë që duhej të bënim.”
11Edhe ay kur po vinte ndë Jerusalim, shkonte përmes Samarisë e Galilesë.
12Edhe ay kur po hynte ndë një fshat, përpoqnë me atë dhietë burra të krromosurë, të cilëtë qëndruanë për së largu;
13Edhe ata ngritnë zënë, tuke thënë: “Jisu, mieshtrë, përdëllena.”
14Edhe ay kur pa, u tha atyre: “Shkoni e dëfteni vetëhenë tuaj te priftritë.” Edhe ata tuke vaturë u qëruanë.
15Edhe një nga ata, kur pa se u shërua, u këthye tuke lavduruarë Perëndinë me zë të math;
16Edhe ra përmbys ndër këmbët t’ati, e iu fal ndersë; edhe ay ishte Samarit.
17Edhe Jisuj u përgjeq e tha: “A nuk’ u qëruanë të dhietëtë? Po të nëntëtë ku janë?
18Nuk’ u gjëntnë të tierë të këthenenë t’i apënë lavdi Perëndisë, veç kyj komb i huaj?”
19Edhe i tha: “Ngreu e shko; besa jote të shpëtoj.”
20Edhe kur u pyet nga Farisenjtë, kur vien mbëretëri’ e Perëndisë, u përgjeq atyre e tha: “Mbëretëri’ e Perëndisë nukë vien me të vënë re; as s’kanë për të thënë:
21Na ku është këtu, a: Na ku është atie; sepse na mbëretëri’ e Perëndisë tek është ndë mest tuaj.”
22Edhe ay u tha nxënëset: “Do të vinjënë dit, që do të dëshëroni të shihni një nga ato dit’ e të birit të njeriut; edhe nukë do t’e shihni.
23Edhe do t’u thonë juve: Na ku është këtu, a: Na ku ësht’ atie; mos ecëni, as mos vini pas.
24Sepse posi vetëtima që vetëtin prej një anësë qiellit mbë tiatrën’ anë të qiellit, kështu do të jetë edhe bir’ i njeriut ndë ditët të ti.
25Po përpara ay duhetë të pësonjë shumë, edhe të mos pëlqenetë prej këti brezi.
26Edhe sikundrë u bë ndë dit të Noesë, kështu do të jet’ edhe ndë dit të birit njeriut;
27Hanin’ e pinin’ e martonin’ e martoneshinë, gjer mb’atë ditë që hyri Noeja nd’arkët; dhe erdhi përmbytëja, edhe prishi të gjithë.
28Kështu sikundrë u bë edhe ndë dit të Llotit; hanin’ e pinin’ e blinin’ e shisnin’ e mbillnin’ e ndërtoninë shtëpi.
29Edhe që mb’atë ditë që dolli Lloti nga Sodhoma, ra shi ziarri e squfuri nga qielli, edhe prishi të gjithë.
30Posi këto do të jet’ atë ditë, kur do të shfaqet’ i bir’ i njeriut.
31Nd’atë ditë kush të gjëndetë mbi dhomët, edhe enët’ e ati brënda ndë shtëpit, le të mos sbresë t’i ngrerë; kështu edhe ay që të jetë nd’arë, le të mos këthenetë prapa.
32Bini ndër mënt gruan’ e Llotit.
33Ay që do të shpëtonjë jetën’e ti, do t’e humpnjë; edhe ay që r’e humpnjë, do t’e ruanjë.
34Po u them juve: Nd’atë natë do të jenë dy vetë mbë një shtrat, njëri do të merretë, e tiatri do të lihetë.
35Dy vetë do të jenë tuke bluarë bashkë; njëra do të merretë, e tiatra do të lihetë.
36Dy vetë do të jenë nd’arë; njeri do të merretë, e tiatri do të lihetë.”
37Edhe ata u përgjeqnë e i thonë: “Ku o Zot?” Edhe ay u tha atyre: “Ku është trupi, atie do të mblidhenë shqiponjatë.”
ទើបបានជ្រើសរើសហើយ៖
LLUKËSË Krej 17.: DERKK79
គំនូសចំណាំ
ចែករំលែក
ចម្លង
ចង់ឱ្យគំនូសពណ៌ដែលបានរក្សាទុករបស់អ្នក មាននៅលើគ្រប់ឧបករណ៍ទាំងអស់មែនទេ? ចុះឈ្មោះប្រើ ឬចុះឈ្មោះចូល
Interconfessional Bible Society of Albania.

: