JOANNIT Krej 1.
Krej 1.
1Që përpara herësë ishte Fiala, edhe fiala ishte me Perëndinë, edhe Fiala ishte Perëndi.
2Këjo ishte që përpara herësë me Perëndinë.
3Të gjitha u bënë me anë të asaj; edhe pa atë nuk’ u bë asndonjë gjë nga ç’qe bërë.
4Nd’atë ishte jetë, edhe jeta ishte drita e njerëzet.
5Edhe drita ndrit nd’errësirët, edhe errësira nuk’ e kupëtoj.
6Qe një njeri dërguarë nga Perëndia, i cili e kishte emërinë Joan.
7Kyj erdhi për martiri, që të martirisë për Dritënë, që të besonjënë prej anës’ ati.
8Ay nuk’ ishte Drita, po që të martirisë për Dritënë.
9Ishte Drita e vërtetë, që ndrit çdo njeri që vien ndë botët.
10Ishte ndë botët, edhe bota u bë prej anës’ ati; po bota nuk’ e njohu atë.
11Erdhi ndë të tijt, edhe të tijtë nuk’ e pritnë atë.
12Edhe sa e pritnë, u dha pushtet të bënenë bij Perëndie, atyreve që besonjënë mb’emërit’ t’ati.
13Ata nukë lintnë prej gjaqesh, as prej dashurim mishi, as prej dashurim burri, po prej Perëndie.
14Edhe Fiala u bë mish, edhe ndenji ndër ne (edhe pamë lavdin’ e ati, posi lavdi të vetëmlinduri prej Atit), plot me hir e me të vërtetë.
15Joanni martiris për atë, edhe bërtiti, tuke thënë: “Kyj ishte ay që thashë: Ay që vien pas meje është më i math se unë, sepse ishte përpara meje.
16Edhe nga të mbushurit e ati neve të gjithë muarmë, edhe hir ndë vënt hiri.
17Sepse nomi u dha prej anësë Mojsiut, po hiri edhe e vërteta u bë prej anësë Jisu Krishtit.
18Asndonjë s’e ka parë kurrë Perëndinë; veç i Vetëmlinduri Bir, që është ndë gji të Atit, ay e dëfteu.”
19Edhe këjo është martiria e Joannit, kur dërguanë Judhenjtë nga Jerusalimi priftërë edhe Levitërë që ta pyesënë: “Cili je ti?”
20Edhe rrëfeu, edhe nukë mohoj; po rrëfeu, se: “Unë nukë jam Krishti.”
21Edhe e pyetnë: “Cili pra? Ilia je ti?” Edhe thotë: “Nukë jam.” “Profiti je ti?” Edhe u përgjeq: “Jo.”
22I thanë pra: “Cili je? Që t’u përgjegjemi atyreve që na kanë dërguarë; ç’thua për vetëhenë tënde?”
23Tha: “Unë jam “zër’ i ati që bërtet ndë shkretëtirët: Drejtoni udhën’ e Zotit”, sikundrë tha profiti Isaj.
24Edhe ata që qenë dërguarë ishinë prej Farisenjsh.
25Edhe e pyetnë e i thanë: “Përse pagëzon pra, kur nukë je ti Krishti, as Ilia, as profiti?”
26Joanni u përgjeq atyre, tuke thënë: “Unë pagëzonj me ujë; po ndërmest tuaj rri ay, që ju nuk’ e njihni.
27Ay ësht’ ay që vien pas meje, i cili është më i math se unë; ati unë s’jam i zoti t’i cgith rripin’ e shollësë.”
28Këto u bënë ndë Vithavara përtej Jordhanit, atie ku ishte Joanni tuke pagëzuarë.
29Ndë të nesërmet Joanni sheh Jisunë tuke ardhurë tek ay, edhe thotë: “Na Qëngji i Perëndisë, që ngre fajin’ e botësë.
30Kyj ësht’ ay, që unë thashë për atë, se: Pas meje vien një njeri, i cili është më i math se unë, sepse ishte përpara meje.
31Edhe unë s’e njoha; po që të dëftenetë ndë Israil, përandaj erdha unë të pagëzonj me ujë.”
32Edhe Joanni martirisi, tuke thënë, se: “Pashë Frymën’ e Shënjtëruarë tuke sbriturë nga qielli posi pëllump, edhe ndenji mbi atë.
33Edhe unë nuk’e njoha; po ay që më dërgoj të pagëzonj me ujë, ay më tha: Përmbi cilinë të shohç Frymën’ e Shënjtëruarë tuke sbritur’ e tuke ndenjurë mbi atë, Kyj është’ ay që pagëzon me Frymë të Shënjtëruarë.
34Edhe un’ e pashë, edhe martirisa, se kyj ësht’ i Bir’ i Perëndisë.”
35Ndë të nesërmet përsëri Joanni ishte tuke ndenjurë, edhe dy prej nxënëset ati.
36Edhe kur shtyri sytë e pa Jisunë tuke ecurë, thotë: “Na Qëngji i Perëndisë.”
37Edhe ata të dy nxënësitë dëgjuan’ atë tuke folurë, edhe vanë pas Jisujt.
38Edhe Jisuj kur u këthye, edhe pa ata tuke vaturë pas ati, u thot’ atyre: “Ç’kërkoni?”
39Edhe ata i thanë: “Ravvi (që ajo, këthyerë do me thënë, Mësonjës), ku e ke të ndenjuritë?”
40U thot’ atyre: “Ejani edhe shihni.” Erthnë edhe panë ku e kishte të ndenjuritë; edhe mbetnë përanë ati atë ditë; sepse ora ishte afëro dhietë.
41Ishte Andhreu, i vëllaj Simon Pietrit, një nga ata të dy që dëgjuanë prej Joannit për atë, edhe vanë pas ati.
42Kyj më përpara gjen të vëllan’ e ti Simoninë, edhe i thotë: “Gjetëm Messinë”, që ajo, këthyerë, do me thënë Krishti.
43Edhe e pruri te Jisuj. Edhe Jisuj shtiu sytë mb’atë, edhe tha: “Ti je Simoni, i bir’ i Jonajt; ti do të qjuhesh Qifa”, që ajo, këthyerë do me thënë Pietrë (gur).
44Ndë të nesërmet Jisuj deshi të dalë ndë Galilet; edhe gjen Filippinë, e i thotë:
45“Eja pas meje.” Edhe Filippi ishte nga Vithsajdha, nga qyteti i Andhreut edhe i Pietrit.
46Filippi gjen Nathanailinë, edhe i thotë: “Kemi gjetur’ atë që shkroj Mojsiu ndë nomt, edhe profitëritë, Jisunë, të birin’ e Josifit që është nga Nazareti.”
47Edhe Nathanaili i tha: “A munt të dalë ndonjë gjë e mirë nga Nazareti?” Filippi i thotë: “Eja edhe shih.”
48Jisuj pa Nathanailinë tuke ardhurë tek ay, edhe thotë për atë: “Shih Israilit me të vërtetë, që s’është gënjeshtrë tek ay.”
49Nathanaili i thotë: “Ku më njeh?” Jisuj u përgjeq e i tha: “Para se të thërresë Filippi, kur ishnje ndënë drurin’ e fikut, të pashë.”
50Nathanaili u përgjeq e i thotë: “Ravvi, ti je i Bir’ i Perëndisë, ti je mbëreti Israilit.”
51Jisuj u përgjeq e i tha: “Sepse të thashë, të pashë ndënë drurin’ e fikut, beson? Do të shohç më të mëdha se këto.”
52Pastaj i thotë: “Me të vërtetë, me të vërtetë po u them juve: Që ndashti e paskëtaj do të shihni qiellinë hapurë, edhe ëngjëjt’e Perëndisë tuke hipur’ e tuke sbriturë mbi të birin’ e njeriut.”
ទើបបានជ្រើសរើសហើយ៖
JOANNIT Krej 1.: DERKK79
គំនូសចំណាំ
ចែករំលែក
ចម្លង
ចង់ឱ្យគំនូសពណ៌ដែលបានរក្សាទុករបស់អ្នក មាននៅលើគ្រប់ឧបករណ៍ទាំងអស់មែនទេ? ចុះឈ្មោះប្រើ ឬចុះឈ្មោះចូល
Interconfessional Bible Society of Albania.

: