YouVersion Logo
Search Icon

Zakaria 14

14
Jerusalemi
1«Ja, po vjen një ditë për Zotin, kur plaçka e marrë prej teje do të ndahet në mesin tënd. 2Do t'i mbledh tërë kombet që ta sulmojnë Jerusalemin. Qyteti do të bjerë, shtëpitë do të plaçkiten, gratë do të dhunohen. Gjysma e qytetit do të shkojë në robëri, por pjesa tjetër nuk do zhbihet prej qytetit. 3Atëherë Zoti do të dalë të luftojë kundër këtyre kombeve, si në ditën e betejës. 4Këmbët e tij, atë ditë, do të qëndrojnë mbi malin e Ullinjve, kundruall Jerusalemit, në lindje. Dhe mali i Ullinjve do të çahet më dysh e një luginë e madhe do të shtrihet nga lindja deri në perëndim, aq sa gjysma e malit do të zhvendoset drejt veriut e gjysma tjetër drejt jugut. 5Do të merrni arratinë përmes luginës së maleve, se ajo do të shtrihet deri në Acal. Do të merrni arratinë siç bëtë nga tërmeti në ditën e Uziahut, mbretit të Judës, dhe Zoti, Perëndia im, do të vijë te ti bashkë me tërë të shenjtët e tij.
6Atë ditë nuk do të ketë dritë, veç të ftohtë e akull. 7Por do të vijë një ditë e veçantë, vetëm Zoti e di kur, ku s'do të ketë as ditë, as natë, se do të ketë dritë edhe në mbrëmje.
8Atë ditë do të burojnë prej Jerusalemit ujëra të gjalla. Gjysma e tyre do të derdhen në detin e lindjes, gjysma tjetër në detin e perëndimit. Do të burojnë verës e dimrit.
9 Zoti do të jetë mbret i tokës. Atë ditë Zoti do të jetë i vetmi; emri i tij do të jetë i vetmi emër.
10Tërë toka do të shkretohet prej Gebës deri në Rimon, në jug të Jerusalemit, i cili do të ndërtohet e banohet në vendin e vet, që prej portës së Benjaminit deri te porta e parë, deri te porta e këndeve, që prej kullës së Hananelit deri te torku i mbretit. 11Jerusalemi do të banohet, kurrë nuk do të shfaroset. I sigurt do të banojë.
12Kjo është plaga me të cilën Zoti do t'i godasë popujt që luftuan kundër Jerusalemit: do t'u kalbet mishi, ndërsa rrinë në këmbë, sytë brenda në zgavra e gjuha në gojë. 13Atë ditë do t'i pllakosë një pështjellim i madh prej Zotit, saqë do të kapen me njëri-tjetrin dhe secili do të ngrejë dorë kundër të afërtit. 14Deri edhe Juda do të luftojë kundër Jerusalemit. Do të grumbullohen pasuritë e gjithë popujve përreth, ar, argjend e petka me shumicë. 15Me një plagë të tillë do të goditen kuajt, mushkat, devetë, gomarët dhe tërë gjëja e gjallë që gjendet në këto fushime.
16Ata që do të shpëtojnë prej kombeve që dolën kundër Jerusalemit, do të shkojnë vit për vit për të adhuruar mbretin, Zotin e ushtrive, e për të kremtuar festën e Kasolleve. 17Nuk do të bjerë shi për fiset e tokës që nuk shkojnë në Jerusalem për të adhuruar mbretin, Zotin e ushtrive. 18E nëse fiset e Egjiptit nuk shkojnë, do t'i zërë e njëjta plagë, me të cilën Zoti dënoi ata që nuk shkuan për të kremtuar festën e Kasolleve. 19Ky do të jetë ndëshkimi për Egjiptin e për tërë kombet që nuk do të shkojnë për të kremtuar festën e Kasolleve.
20Atë ditë, mbi zilkat e kuajve do të jetë shkruar: “I shenjti i Zotit” dhe enët e gatimit në shtëpinë e Zotit do të jenë po aq të shenjta sa enët para altarit. 21Çdo enë gatimi në Jerusalem e në Judë do t'i shenjtërohet Zotit të ushtrive, që kushdo që kushton fli, të mund t'i marrë për të zier flinë. Atë ditë nuk do të ketë më tregtarë në shtëpinë e Zotit të ushtrive».

Currently Selected:

Zakaria 14: AL1

Highlight

Share

Copy

None

Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in

YouVersion uses cookies to personalize your experience. By using our website, you accept our use of cookies as described in our Privacy Policy