YouVersion Logo
Search Icon

Malakia 1

1
1Shpallje! Fjala e Zotit drejtuar Izraelit nëpërmjet Malakisë.
Dashuria e Zotit
2«Ju kam dashur, thotë Zoti, por ju thoni: “Si na ke dashur?”. A nuk ishte Esau vëllai i Jakobit? Kumton Zoti. Jakobin e desha, 3por Esaun e urreva. Malet e Esaut i shkretova, trashëgiminë e tij ua hodha çakejve të shkretëtirës. 4Nëse Edomi thotë: “U shpartalluam, por prapë do t'i rindërtojmë rrënojat”, Zoti i ushtrive do të thotë: “Ata do të ndërtojnë, por unë do të rrënoj. Ata do të quhen vend i lig, populli me të cilin Zoti u zemërua përjetë! 5Do ta shihni me sytë tuaj e do të thoni: i madh është Zoti edhe përtej kufijve të Izraelit”.
Kundër priftërinjve
6Biri e nderon të atin dhe shërbëtori të zotin. Nëse unë jam atë, ku është nderi që më përket? Nëse unë jam zot, ku është droja që më përket, ju thotë Zoti i ushtrive juve, priftërinjve, që përçmoni emrin tim. Ju thoni: “Si e përçmuam emrin tënd?”. 7Kur sillni mbi altarin tim bukë të ndotur. Ju thoni: “Si të përdhosëm?”. Kur thoni se tryeza e Zotit është e ndyrë. 8Kur sillni për flijim kafshë të verbra e prapë thoni: “S'ka gjë!”. Kur sillni kafshë të çala e të sëmura e prapë thoni: “S'ka gjë!”. Sillja prijësit tënd e të shohim nëse do t'i pëlqejë, nëse do të të falë, thotë Zoti i ushtrive. 9Tani, pra, përgjëroju Perëndisë, që të ketë mëshirë për ty. Me këtë dhuratë në dorë, a thua nuk do të të falë, thotë Zoti i ushtrive? 10Më mirë t'i mbyllni fare portat e tempullit, sesa ta ndizni më kot zjarrin në altarin tim. Nuk jam i kënaqur me ju, thotë Zoti i ushtrive. Nuk i pëlqej dhuratat që vijnë prej dorës suaj. 11Emri im është i madh ndër kombe, që nga lind dielli e deri ku perëndon. Temjan e kushtime të pastra i kushtohen emrit tim në çdo vend, sepse i madh është emri im ndër kombe, thotë Zoti i ushtrive. 12Por, ju e përdhosni kur thoni: “Tryeza e Zotit është e ndyrë dhe ushqimi mbi të është i përbuzshëm”. 13Pastaj i shfryheni Zotit të ushtrive e thoni: “Ç'kokëçarje!”. Ju më sillni për fli kafshë të vjedhura, të çala e të sëmura. A thua do t'i pranoj prej dorës suaj, thotë Zoti? 14Mallkuar qoftë mashtruesi që flijon për Zotin një kafshë të metë, kur ka kafshë të patëmeta në kopenë e vet. Unë jam mbret i madhërishëm, thotë Zoti i ushtrive dhe emri im druhet ndër kombe».

Currently Selected:

Malakia 1: AL1

Highlight

Share

Copy

None

Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in

YouVersion uses cookies to personalize your experience. By using our website, you accept our use of cookies as described in our Privacy Policy