YouVersion Logo
Search Icon

Jobi 2

2
Prova e dytë e Jobit
1Një ditë bijtë e Perëndisë shkuan për t'u paraqitur para Zotit e bashkë me ta shkoi edhe Satani, për t'u paraqitur para Zotit. 2Zoti i tha Satanit: «Nga po vjen?». Satani iu përgjigj: «Nga toka. Iu solla rrotull e i rashë kryq e tërthor». 3Atëherë Zoti i tha: «A të ka rënë në sy shërbëtori im, Jobi? Askush mbi tokë nuk është si ai, njeri i përkryer e i drejtë, që e druan Perëndinë dhe i kthen shpinën të keqes. Ende është i përkryer, edhe pse ti më shtyve kundër tij, për ta rroposur më kot». 4Satani iu përgjigj: «Lëkurë për lëkurë! Njeriu jep gjithçka për të shpëtuar jetën. 5Vër dorë mbi kockat dhe mishin e tij, në s'ka për të të mallkuar haptas». 6Zoti i tha Satanit: «Ja, po ta lë në dorë, por jetën kurseja!». 7Atëherë Satani u largua nga Zoti. Satani e goditi Jobin me çibanë të këqij që nga shputat e këmbëve deri në majë të kresë. 8Jobi mori një copë tjegull për t'u kruar dhe u ul në mes të hirit. 9Atëherë e shoqja i tha: «Prapë mbetesh i patëmetë? Mallko Perëndinë e vdis!». 10Por ai iu përgjigj: «Ti po flet siç flet një e marrë. Të mirën e pranojmë nga Perëndia, po të keqen, mos ta pranojmë?».
Me të gjitha këto, Jobi nuk mëkatoi me buzët e veta.
11Tre miq të Jobit dëgjuan për tërë këtë kob që i kishte rënë dhe erdhën secili nga vendi i vet: Elifaz Temaniti, Bildad Shuhiti e Cofar Namatiti. U mblodhën për të shkuar tek ai së bashku, për t'i ndenjur pranë e për ta ngushëlluar. 12E panë prej së largu, por nuk e njohën. Atëherë qanë me të madhe dhe secili i shqeu petkat e veta. Hodhën pluhur përpjetë e u ra mbi kokë. 13Pastaj u ulën përtokë bashkë me të për shtatë ditë e shtatë net e nuk i thanë asnjë fjalë, sepse e panë sa e madhe ishte dhimbja e tij.

Currently Selected:

Jobi 2: AL1

Highlight

Share

Copy

None

Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in

YouVersion uses cookies to personalize your experience. By using our website, you accept our use of cookies as described in our Privacy Policy