YouVersion Logo
Search Icon

Ezekieli 2

2
Thirrja e Ezekielit
1Ai më tha: «Bir njeriu, qëndro më këmbë e unë do të flas me ty». 2Pasi më foli, në mua hyri një shpirt e më ngriti më këmbë, ndërsa unë dëgjoja atë që po më fliste. 3E më tha: «Bir njeriu, unë po të dërgoj te bijtë e Izraelit, te një komb kryeneçësh që ngritën krye kundër meje. Ata dhe etërit e tyre bënë shkelje kundër meje deri sot. 4Janë bij fytyrëngrysur e zemërgur ata te të cilët po të dërgoj, por ti do t'u thuash: “Kështu thotë Zoti im, Zoti”, 5si në të dëgjofshin, si në mos të dëgjofshin, sepse janë fis kryeneç, por do ta marrin vesh se unë jam në mesin e tyre.
6Ti, bir njeriu, mos ki frikë prej tyre, as prej fjalëve të tyre mos ki frikë, edhe pse do të kesh të bësh me hithra e gjemba e do të banosh me akrepa. Mos ki frikë prej fjalëve të tyre e prej pamjes së tyre mos u tremb, sepse janë fis kryeneç. 7Ti thuaju fjalët e mia, si në të dëgjofshin, si në mos të dëgjofshin, pasi janë fis kryeneç.
8Bir njeriu, dëgjo çfarë po të them unë e mos u bëj kryeneç, porsi ky fis kryeneç. Hap gojën e ha çfarë të jap unë». 9Unë pashë dhe, ja, drejt meje ishte shtrirë një dorë me një rrotull libri. 10E shpalosi para meje. Ishte shkruar në të dyja anët. Ishin shkruar në të ankime, vajtim e mjerim.

Currently Selected:

Ezekieli 2: AL1

Highlight

Share

Copy

None

Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in

YouVersion uses cookies to personalize your experience. By using our website, you accept our use of cookies as described in our Privacy Policy