YouVersion Logo
Search Icon

2 Pjetrit 1

1
Përshëndetje
1Unë, Simon#1.1 ose: Simeon Pjetri, shërbëtor dhe apostull i Jezu Krishtit, po ju shkruaj juve që nga drejtësia e Perëndisë tonë dhe e shpëtimtarit Jezu Krisht keni marrë të njëjtin besim me ne: 2hiri e paqja u shtofshin mbi ju me njohjen e Perëndisë e të Zotit tonë Jezu!
Thirrja dhe zgjedhja
3Fuqia e tij hyjnore na dhuroi gjithçka që na nevojitet për jetën e përkushtuar ndaj Perëndisë, nëpërmjet njohjes së atij që na thirri në lavdinë dhe fuqinë e tij. 4Me to na u dhuruan premtimet shumë të mëdha e të çmueshme, që nëpërmjet tyre të bëheni pjesëtarë të natyrës hyjnore, duke shpëtuar nga prishja që sjellin kënaqësitë e botës.
5Prandaj bëni çdo përpjekje për t'i shtuar besimit tuaj virtytin, virtytit diturinë, 6diturisë vetëkontrollin, vetëkontrollit durimin, durimit përkushtimin ndaj Perëndisë, 7përkushtimit ndaj Perëndisë dashurinë vëllazërore dhe dashurisë vëllazërore dashurinë. 8Sepse nëse i keni të gjitha këto me shumicë, ato nuk do t'ju lejojnë të bëheni përtacë e të pafryt në njohjen e Zotit tonë Jezu Krisht. 9Kush nuk i ka këto, është i verbër e dritëshkurtër dhe ka harruar se është pastruar nga mëkatet e tij të vjetra.
10Prandaj, vëllezër, përpiquni ta forconi sa më shumë thirrjen dhe zgjedhjen tuaj nga Perëndia, sepse po t'i bëni këto gjëra, nuk do të bini kurrë. 11Kështu do t'ju hapet plotësisht hyrja për në mbretërinë e amshuar të Zotit e të shpëtimtarit tonë Jezu Krisht.
12Për këtë arsye do të vazhdoj t'jua kujtoj përherë këto gjëra, edhe pse i dini e jeni të palëkundur në këtë të vërtetë. 13Mendoj se është e drejtë t'ju mbaj zgjuar duke jua kujtuar ato për sa të jem në këtë jetë. 14Unë e di se do ta lë shpejt këtë trup, sikurse ma ka shfaqur Zoti ynë Jezu Krisht. 15Prandaj do të përpiqem që të mund t'i kujtoni të gjitha këto gjëra edhe pas largimit tim.
Fjala profetike
16Ne nuk përdorëm përralla të thurura me mjeshtëri për t'ju shpallur fuqinë dhe ardhjen e Zotit tonë Jezu Krisht. Ne e kemi parë me sytë tanë madhështinë e tij. 17Ai mori nder e lavdi nga Perëndia Atë kur nga lavdia madhështore erdhi zëri që tha: «Ky është Biri im i dashur, me të cilin jam i kënaqur». 18Këtë zë që vinte nga qielli e dëgjuam kur ishim me të në malin e shenjtë.
19Kështu jemi më të sigurt për fjalën profetike, të cilën bëni mirë ta keni si një pishtar që ndriçon në një vend të errët, derisa të agojë dita dhe ylli i mëngjesit të lindë në zemrat tuaja. 20Duhet të dini së pari se asnjë profeci e Shkrimit nuk shpjegohet sipas mendjes së gjithsecilit, 21pasi asnjë profeci nuk ka ardhur nga vullneti i njeriut, por njerëz të frymëzuar nga Shpirti i shenjtë folën nga ana e Perëndisë.

Currently Selected:

2 Pjetrit 1: AL1

Highlight

Share

Copy

None

Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in

YouVersion uses cookies to personalize your experience. By using our website, you accept our use of cookies as described in our Privacy Policy