YouVersion Logo
Search Icon

1 Pjetrit 5

5
Kujdesi për grigjën
1U lutem pleqve tuaj, unë që jam plak bashkë me ta, si dëshmitar i vuajtjeve të Krishtit e pjesëtar i lavdisë që do të shfaqet: 2ruajeni grigjën e Perëndisë që ju është besuar dhe mbikëqyreni jo me detyrim, por vullnetarisht sipas dëshirës së Perëndisë, as për përfitim, por me dëshirë. 3Mos u sillni si sundues mbi ata që ju janë besuar, por bëhuni shembull për grigjën 4dhe kur të shfaqet Kryebariu do të merrni kurorën e lavdisë që nuk vyshket.
5Po ashtu edhe ju të rinj nënshtrojuni të moshuarve. Të gjithë bashkë shërbejini njëri-tjetrit me përulësi, sepse
Perëndia u kundërvihet kryelartëve,
ndërsa të përulurve u jep hir.
6Përuluni nën dorën e fuqishme të Perëndisë, që ai t'ju lartësojë në kohën e duhur. 7Gjithë shqetësimet tuaja lërini në dorë të tij dhe ai do të kujdeset për ju.
8Kini kujdes e rrini zgjuar! Kundërshtari juaj, djalli, sillet rrotull si luan i egërsuar duke kërkuar kë të përpijë. 9Kundërshtojeni duke qëndruar të fortë në besim. Duhet ta dini se të njëjtat vuajtje i heqin të gjithë vëllezërit tuaj nëpër botë. 10Perëndia i çdo hiri, që ju thirri për lavdinë e tij të amshuar përmes Krishtit Jezu, pasi të vuani për pak kohë, do t'ju përsosë, do t'ju forcojë, do t'ju mbështetë e do t'ju vendosë mbi themele të forta. 11Atij i qoftë pushteti#5.11 dorëshk. të tjera edhe: lavdia, në shekuj të shekujve! Amen!
Përshëndetjet e fundit
12Nëpërmjet Silvanit, të cilin e çmoj si vëllanë tuaj besnik, ju shkrova shkurt për t'ju dëshmuar se ky është hiri i vërtetë i Perëndisë. Qëndroni në këtë hir!
13Ju përshëndet kisha e Babilonisë, e zgjedhur si ju, dhe Marku, biri im.
14Përshëndetni njëri-tjetrin me puthje të shenjtë.
Paqja qoftë me të gjithë ju që i përkisni Krishtit!

Currently Selected:

1 Pjetrit 5: AL1

Highlight

Share

Copy

None

Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in

YouVersion uses cookies to personalize your experience. By using our website, you accept our use of cookies as described in our Privacy Policy