YouVersion Logo
Search Icon

2 Mbretërve 24

24
1Gjatë mbretërimit të Jehojakimit, erdhi Nabukodonosori, mbreti i Babilonisë, dhe Jehojakimi iu nënshtrua për tre vjet, por më pas ngriti krye kundër tij. 2Atëherë Zoti dërgoi kundër Jehojakimit çeta kaldenjsh, arameasish, moabitësh dhe amonitësh. I dërgoi kundër Judës, që ta shkatërronin, sipas fjalës që kishte thënë Zoti përmes profetëve, shërbëtorëve të tij. 3Kjo ndodhi me urdhër të Zotit, i cili donte ta dëbonte Judën nga prania e tij për shkak të mëkateve të Manaseut, për gjithçka që ai kishte bërë, 4si edhe për gjakun e pafajshëm që kishte derdhur e me të cilin kishte mbushur rrugët e Jerusalemit. Prandaj Zoti nuk donte të falte. 5Bëmat e tjera të Jehojakimit dhe të gjitha veprat e tij janë të shkruara në librin e Kronikave të Mbretërve të Judës. 6Jehojakimi u preh me paraardhësit e tij dhe në vend të tij mbretëroi Jehojakini, i biri. 7Mbreti i Egjiptit nuk doli më nga vendi i tij për të sulmuar, sepse mbreti i Babilonisë kishte pushtuar gjithçka që kishte qenë nën sundimin e mbretit të Egjiptit, nga përroi i Egjiptit e deri në lumin Eufrat.
Mbretërimi i Jehojakinit
8Jehojakini ishte tetëmbëdhjetë vjeç kur u bë mbret dhe mbretëroi për tre muaj në Jerusalem. E ëma e tij quhej Nehushta dhe ishte e bija e Elnatanit nga Jerusalemi. 9Jehojakini bëri çka është keq në sytë e Zotit, ashtu siç kishte bërë edhe i ati.
Shpërngulja e parë
10Në atë kohë, ushtria e Nabukodonosorit, mbretit të Babilonisë, sulmoi Jerusalemin dhe e rrethoi. 11Ndërsa ushtria e mbante qytetin të rrethuar, Nabukodonosori, mbreti i Babilonisë, erdhi vetë në Jerusalem. 12Atëherë Jehojakini, mbreti i Judës, iu dorëzua mbretit të Babilonisë bashkë me të ëmën, me shërbëtorët, me zyrtarët dhe me oborrtarët e tij. Kështu, Nabukodonosori e mori rob në Babiloni Jehojakinin në vitin e tetë të mbretërimit të tij. 13Nabukodonosori plaçkiti të gjithë thesarin e tempullit të Zotit bashkë me thesarin e pallatit mbretëror dhe të gjitha pajisjet prej ari, që kishte punuar Solomoni për tempullin e Zotit i theu në copa, ashtu siç kishte thënë Zoti. 14Ai shpërnguli mbarë Jerusalemin, të gjithë zyrtarët dhe të gjithë luftëtarët e fortë, dhjetë mijë të shpërngulur bashkë me të gjithë marangozët dhe farkëtarët. Në Jerusalem mbeti vetëm populli i varfër i vendit. 15Nabukodonosori e shpërnguli Jehojakinin nga Jerusalemi në Babiloni, bashkë me nënën mbretëreshë, me gratë e mbretit, me oborrtarët e tij dhe me fisnikët e vendit. 16Mbreti i Babilonisë shpërnguli në Babiloni edhe të gjithë luftëtarët trima, gjithsej shtatë mijë, marangozët dhe farkëtarët, gjithsej një mijë, si edhe të gjithë luftëtarët. 17Në vend të Jehojakinit, Nabukodonosori caktoi mbret Matanjahun, ungjin e Jehojakimit, të cilit ia ndryshoi emrin në Sedekia.
Mbretërimi i Sedekisë në Judë
18Sedekia ishte njëzet e një vjeç kur u bë mbret dhe mbretëroi për njëmbëdhjetë vjet në Jerusalem. E ëma e tij quhej Hamitala dhe ishte bija e Jeremisë nga Libnahu. 19Sedekia bëri çka është keq në sytë e Zotit, ashtu siç kishte bërë edhe Jehojakimi. 20Ishte Zoti ai që nga zemërimi i solli këto fatkeqësi mbi Jerusalemin dhe mbi Judën, derisa i dëboi nga prania e tij. Edhe Sedekia ngriti krye kundër mbretit të Babilonisë.

Currently Selected:

2 Mbretërve 24: AL1

Highlight

Share

Copy

None

Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in

YouVersion uses cookies to personalize your experience. By using our website, you accept our use of cookies as described in our Privacy Policy