YouVersion Logo
Search Icon

2 Kronikave 1

1
Solomoni kërkon urti
1Solomoni, biri i Davidit, e forcoi mbretërimin e tij. Zoti, Perëndia i tij, ishte me të dhe e bëri të madhërishëm.
2Solomoni foli me mbarë Izraelin, me kryemijësat e me kryeqindësit ushtarakë, me gjyqtarët, me të gjithë prijësit e mbarë Izraelit dhe me krerët e familjeve. 3Ai dhe gjithë kuvendi që ishte me të, shkuan në faltoren në vend të lartë, që ndodhej në Gibeon, sepse atje ishte tenda e takimit të Perëndisë, që e kishte punuar Moisiu, shërbëtori i Zotit, në shkretëtirë. 4Por Arkën e Perëndisë Davidi e kishte sjellë nga Kirjat Jearimi në vendin që kishte përgatitur për të, në tendën që kishte ngritur në Jerusalem. 5Altarin prej bronzi që kishte punuar Becaleli, biri i Uriut, të birit të Hurit, e kishte vendosur para tendës së Zotit në Gibeon. Atje kishte shkuar të këshillohej Solomoni me tërë kuvendin e Izraelit. 6Solomoni shkoi, pra, para Zotit, tek altari prej bronzi, që ndodhej te tenda e takimit, dhe mbi të kushtoi një mijë fli shkrumbimi.
7Atë natë, Perëndia iu shfaq Solomonit e i tha: «Kërko ç'të duash e unë do të ta jap». 8Solomoni i tha: «Ti ke treguar mirësi të madhe me atin tim, Davidin dhe më ke bërë mbret në vend të tij. 9E tani, o Zot, Perëndi, le të përmbushet premtimi që i bëre Davidit, atit tim. Më ke vënë të mbretëroj mbi një popull të madh sa rëra e tokës. 10Më jep, pra, urtinë dhe dijen për ta udhëhequr këtë popull, sepse kush mund ta udhëheqë popullin tënd kaq të madh?». 11Perëndia i tha Solomonit: «Fole me gjithë zemër dhe nuk më kërkove as pasuri, as prona, as lavdi, as vdekjen e armiqve e as jetë të gjatë për veten tënde, por më kërkove urti e dije për të udhëhequr popullin tim, mbi të cilin të vura të mbretërosh. 12Prandaj po të jap urti e dije, dhe madje, edhe pasuri, prona e nder që nuk i ka pasur asnjë prej mbretërve para teje e nuk do t'i ketë askush pas teje». 13Atëherë Solomoni u largua nga vendi i lartë në Gibeon, ku ndodhej tenda e takimit, dhe u kthye në Jerusalem për të mbretëruar mbi Izraelin.
Pasuritë e Solomonit
14Solomoni mblodhi edhe qerre e kalorës. Ai kishte një mijë e katërqind qerre lufte dhe dymbëdhjetë mijë kalorës. Disa qerre e kalorës ai i mbajti pranë vetes në Jerusalem, ndërsa të tjerat i shpërndau nëpër qytetet ku rrinin qerret. 15Mbreti ia kishte dalë t'i bënte argjendin e arin në Jerusalem të begatë sa gurin. Druri i cedrit, po ashtu, ishte me shumicë sa fiku që rritej në Shefelah. 16Kuajt Solomonit ia sillnin nga Egjipti dhe Keveja. Vetë tregtarët e mbretit i blinin kuajt në Keve. 17Qerret e luftës i sillnin nga Egjipti dhe një qerre kushtonte gjashtëqind sikla argjendi, ndërsa një kalë njëqind e pesëdhjetë. Tregtarët e mbretit u shisnin nga këto qerre e kuaj edhe të gjithë mbretërve të hititëve dhe mbretërve të Aramit.
Përgatitjet për ndërtimin e tempullit
18 # 1.18 të tjerë e rendisin si 2.1 Solomoni vendosi të ndërtojë një tempull për nder të emrit të Zotit dhe një pallat mbretëror.

Currently Selected:

2 Kronikave 1: AL1

Highlight

Share

Copy

None

Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in

YouVersion uses cookies to personalize your experience. By using our website, you accept our use of cookies as described in our Privacy Policy