YouVersion Logo
Search Icon

1 Selanikasve 5

5
1O vëllezër, sa për kohën dhe për orën se kur do të ndodhin këto gjëra, nuk keni nevojë t'ju shkruaj, 2pasi ju vetë e dini mirë se Dita e Zotit do të vijë siç vjen vjedhësi natën. 3Kur t'ju thonë: «kemi paqe dhe siguri», atëherë mbi ta do të bjerë papritur shkatërrimi. Ata nuk do t'i shpëtojnë dot dhe do të vuajnë si gruaja në dhimbjet e lindjes.
4Por ju, o vëllezër, nuk jeni në errësirë që ajo ditë t'ju zërë në befasi, si vjedhësi; 5ju të gjithë jeni bij të dritës dhe bij të ditës. Ne nuk jemi as të natës, as të errësirës. 6Prandaj të mos flemë si të tjerët, por të vigjilojmë dhe të jemi të kthjellët. 7Sepse ata që flenë, flenë natën dhe ata që dehen, dehen natën. 8Por ne, meqenëse jemi të ditës, le të jemi të kthjellët, duke veshur besimin dhe dashurinë si parzmore dhe shpresën e shpëtimit si përkrenare.
9Perëndia nuk na caktoi të vuajmë zemërimin e madh, por na caktoi të marrim shpëtimin përmes Zotit tonë Jezu Krisht, 10i cili vdiq për ne. Kështu, kur të vijë ai, edhe nëse vigjilojmë, edhe nëse jemi duke fjetur, do të jetojmë bashkë me të. 11Prandaj ngushëlloni dhe ndihmoni njëri-tjetrin për t'u rritur në besim, sikurse edhe po bëni.
Porositë e fundit
12Tani, o vëllezër, ju lutemi t'i vlerësoni ata që Zoti i ka ngarkuar për të qenë drejtuesit tuaj, që ju shërbejnë me mund dhe që ju këshillojnë. 13Çmojini dhe nderojini me dashuri për punën që bëjnë. Jetoni në paqe mes jush. 14O vëllezër, ju bëjmë thirrje t'i qortoni ata që nuk jetojnë siç duhet, t'i ngushëlloni zemërlëshuarit, t'i ndihmoni të dobëtit në besim dhe të jeni të duruar me të gjithë. 15Kini mendjen se mos ndokush ia kthen dikujt të keqen me të keqe. Gjithmonë kërkoni të mirën për njëri-tjetrin dhe për të gjithë.
16Gëzohuni gjithmonë. 17Lutuni pa pushim. 18Falënderoni për çdo gjë, sepse ky është vullneti i Perëndisë për ju përmes Krishtit Jezu.
19Mos e shuani Shpirtin. 20Mos i përbuzni profecitë. 21Shqyrtoni çdo gjë, mbani atë që është e mirë. 22Hiqni dorë nga çdo lloj ligësie.
23Vetë Perëndia i paqes ju shenjtëroftë plotësisht dhe gjithë qenia juaj, shpirt, mendje e trup qoftë e paqortueshme kur të vijë Zoti ynë Jezu Krisht. 24Perëndia që ju thirri është besnik dhe do ta bëjë atë që ka thënë.
25Vëllezër, lutuni edhe për ne.
26Përshëndetni të gjithë vëllezërit me puthje të shenjtë.
27Ju përbetohem në emër të Zotit, që kjo letër t'u lexohet të gjithë vëllezërve#5.27 dorëshk. të tjera edhe: të shenjtë.
28Hiri i Zotit tonë Jezu Krisht qoftë me ju!

Currently Selected:

1 Selanikasve 5: AL1

Highlight

Share

Copy

None

Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in

YouVersion uses cookies to personalize your experience. By using our website, you accept our use of cookies as described in our Privacy Policy