YouVersion Logo
Search Icon

1 Selanikasve 4

4
Jeta që i pëlqen Perëndisë
1Së fundi, o vëllezër, ju mësuat prej nesh sesi duhet të jetoni ashtu siç i pëlqen Perëndisë. Ju lutemi dhe ju bëjmë thirrje në emër të Zotit Jezu, që të vazhdoni të jetoni kështu, madje të përparoni edhe më shumë. 2Ju i dini udhëzimet që ju dhamë nga ana e Zotit Jezu. 3Vullneti i Perëndisë është që ju të bëni një jetë të shenjtë, të hiqni dorë nga kurvëria, 4që çdonjëri prej jush të dijë ta mbajë të shenjtë dhe me nder trupin#4.4 ose: enën e vet, 5dhe të mos ia nënshtrojë atë pasioneve të epshit siç bëjnë kombet që nuk e njohin Perëndinë. 6Askush të mos e mashtrojë e as të mos i bëjë keq vëllait të vet në këto gjëra, sepse për të gjitha këto do të hakmerret Zoti, gjë që jua kemi thënë dhe jua kemi dëshmuar edhe më parë. 7Sepse Perëndia nuk na thirri në ndyrësi, por në shenjtërim. 8Prandaj kush hedh poshtë këto udhëzime, nuk hedh poshtë një njeri, por hedh poshtë Perëndinë që ju ka dhënë Shpirtin e tij të Shenjtë.
9Sa për dashurinë vëllazërore, nuk keni nevojë që t'ju shkruaj, sepse vetë Perëndia ju ka mësuar ta doni njëri-tjetrin. 10Është e vërtetë që ju e bëni këtë për të gjithë vëllezërit që janë në gjithë Maqedoninë, por ne ju bëjmë thirrje o vëllezër, të përparoni edhe më shumë në këtë gjë. 11Përpiquni të jetoni në paqe, të shikoni punët tuaja dhe ta fitoni jetesën nga duart tuaja, siç ju kemi udhëzuar edhe më parë. 12Kështu do të jetoni me nder në sy të atyre që janë jashtë kishës dhe nuk do t'ia keni nevojën askujt.
Ardhja e Zotit
13O vëllezër, ne nuk duam që të mos e dini se çfarë do të bëhet me ata që kanë vdekur, që të mos hidhëroheni edhe ju si ata që nuk kanë shpresë. 14Nëse besojmë se Jezui vdiq dhe u ngjall, po kështu edhe Perëndia do t'i ngjallë bashkë me të ata që vdiqën dhe që kishin besuar në të.
15Këtë po jua themi me fjalët e Zotit: ne të gjallët, që do të jemi ende gjallë kur të vijë Zoti, nuk do ta takojmë Zotin përpara atyre që kanë vdekur, 16sepse vetë Zoti, me një kushtrim, me zë kryeengjëlli dhe me trumbetën e Perëndisë, do të zbresë nga qielli dhe të vdekurit që kishin besuar në Krishtin do të ngjallen të parët. 17Pastaj, ne që do të kemi mbetur ende gjallë, do të rrëmbehemi bashkë me ata në re për ta takuar Zotin lart; dhe kështu do të jemi gjithmonë bashkë me Zotin. 18Prandaj ngushëllojeni njëri-tjetrin me këto fjalë.

Currently Selected:

1 Selanikasve 4: AL1

Highlight

Share

Copy

None

Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in

YouVersion uses cookies to personalize your experience. By using our website, you accept our use of cookies as described in our Privacy Policy